Loading...

Biznesmeni shqiptar në Itali i jep fund jetës

Një biznesmen shqiptar që jetonte në Itali, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Ai është Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i një kompanie të quajtur “Promek Service”.

Ngjarja ka ndodhur në Treviso mbrëmjen e 5 Janarit, por sot është bërë e ditur nga mediat italiane. Sipas tyre, biznesmeni shqiptar ishte vetëvarur në ambientet e kompanisë së tij.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta, por hetuesit dyshojnë se mund të ketë lidhje me biznesin e tij.

Kompania e shqiptarit ishte e suksesshme, por kohët e fundit kishte hasur në vështirësi financiare. Pikërisht kriza dhe vështirësia për të ecur përpara besohet se kanë qenë arsyet që e detyruan 31-vjeçarin Marvin Proshka t’i jepte fund jetës.

Biznesmeni njihej si njeri i drejtë dhe i respektuar në komunitetin ku ai banonte. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë bërë nga të njohurit dhe fqinjët e tij. Ndërkohë, policia italiane ka nisur një hetim mbi këtë rast.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com