Ekspertët nga Universiteti i Mynihut kanë kryer një studim 10 vjet më parë dhe është konstatuar se depresioni e shkakton 15 për qind të arresteve kardiake. Obesiteti i shkakton 21 për qind të sulmeve të zemrës, ndërsa presioni i lartë i gjakut 8.4 për qind.
Shkencëtarët pohojnë se ky hulumtim është jetik për shkak se prej depresionit vuajnë 350 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Çështja tani është se cila është lidhja mes depresionit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, si tymi i duhanit, kolesteroli i lartë në gjak, obesiteti dhe hipertensioni. Sa rol të madh luan secili prej tyre?” tha prof. Karl-Heinz Ladwig i cili e udhëhoqi këtë studim.
Ekipi i tij i analizoi të dhënat e 3.428 pacientëve meshkuj nga mosha 45 deri në 74 vjet. Gjendja e tyre u përcoll për 10 vjet, u analizua ndikimi i depresionit në zemër duke e krahasuar atë me katër faktorët më të shpeshtë të rrezikut: presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, pirjen e duhanit dhe obesitetin.
Nga 557 persona të vdekur, 269 vdiqën nga sëmundjet e zemrës. U dëshmua se në 15 për qind të rasteve depresioni ishte kyç, ndërsa presioni i lartë lidhej me 8.4 për qind të të gjitha vdekjeve, ndërsa 21.4 për qind me sëmundje të zemrës.