Një adoleshente është gjendur e vdekur pasi kishte paralajmëruar se përndiqej nga një person prej kohësh.
Vajza shkruante në Facebook se Shawn Schwartz, një 42-vjeçar kishte kohë që ishte kthyer në një mankth për të.
Natalie shkruante se Schwartz e përndiqte prej një viti dhe i çonte mesazhe kërcënuese.
Natalie Bollinger shkruante:
Kam një deklaratë publike për një burrë të quajtur Shawn Schwartz. Jam takuar me këtë person kur isha më e vogël, 2 vite më parë. U bëmë miq dhe e kam ndihmuar. Ai ka udhëtuar nga njëri shtet në tjetrin vetëm për të më takuar, ka fjetur në një vend prapa punës sime për disa javë. Kur i thashë që nuk dua ta shoh më, ai më dërgoi qindra mesazhe dhe telefonata. Ai parkonte makinën para shtëpisë sime. I kam thënë të më linte rehat, por nuk e bënte. Për gati një vit më ka çuar emaile çdo ditë. Unë e bllokoja, ai hapte adresa të tjera. Ai kërcënonte familjen time dhe miqtë e mi me mesazhe, thoshte që do vriste veten para meje. Po e ndaj këtë me ju sepse ai po shpif për mua në “Facebook”, kështu që po morët ndonjë mesazh, më vjen shumë keq. Ju lutem injorojeni, kur i ktheni përgjigje e inkurajoni. Ai është i çmendur”.
Policia e ka marrë në pyetje Shwartz si të dyshuarin e parë të vrasjes së 19-vjeçares, megjithatë nuk kanë mundur ta arrestojnë.