Qeveria do të rinisë fushatën për zbatimin e ligjit antiduhan, ndërsa kontrollet dhe gjobat pritet të aplikohen ndaj subjekteve dhe shkelësve të ligjit.
Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)
Slogani i përsëritur është ai: zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit!
Burimet bëjnë të ditur se referuar këtij aksioni dhe rezultateve të tij, drejtuesit e Inspektoriateve do të vlerësohen për performancën në punë, edhe pse është ngritur shqetësimi se gjobat e aplikuara anullohen më pas.
Sikundër raportohet, gjobat që do të aplikohen do të jenë në nivelet e tyre më të larta, pa i paralajmëruar subjektet apo individët që do të gjenden në shkelje të ligjit.
Ligji antiduhan është miratuar rreth 8 vjet më parë dhe pavarësisht fushatave të herëpashershme të ndërmarra nga Inspektoriatet , zbatimi i tij ka dështuar.