“Gjithçka që keni dëgjuar për Hënën është gënjeshtër”. Ky është pretendimi i një ish-piloti të CIA-s,i cili ka ngritur alarmin se në satelitin e planetit tonë jetojnë miliona njerëz.
John Lear pretendon se ka zbuluar një sërë strukturash të fshehura në Hënë, ku tashmë në këtë moment në Hënë jetojnë 250 milionë njerëz.
Ai madje ka treguar fotografi të pabesueshme për të cilat thotë se tregojnë qartë strukturat dhe ndërtimet artificiale.
Ai pretendon se qeveritë botërore kanë ndërtuar diçka të ngjashme me një projeksion holografik në sipërfaqen e Hënës, i cili përdoret për fshehjen e strukturave,
Në videon e tij mund të shihen fotografitë të kapura nga observatoriumi “Yerkes” në vitin 1946, të cilat paraqesin një shpërthim të madh në sipërfaqen e Hënës.
Ai shprehet se:
Siç dimë, tymi, pluhuri dhe avulli nuk mund të ngrihen në vakuum. Por në këto fotografi shihet qartë se si po ngrihet tymi në një re të madhe e cila po shpërndahet nëpër atmosferë të Hënës.
Kjo do të ishte e mundur sikur në sipërfaqen e Hënës të mos kishte vakuum dhe të mos kishte vetëm një të gjashtën e gravitetit të Tokës”.