Loading...

Kush janë dy shqiptarët që masakruan në copa gruan

Dy shqiptarë u arrestuan sot nga Policia italiane pas hetimeve për vrasjen e Kadjia Bencheikh, gruaja 46-vjeçare marokene e cila u gjet e copëtuar, e trupi i ishte hedhur në një ullishtë në Valeggio sul Mincio (Verona) mbrëmjen e 30 Dhjetorit.

Policia italiane ka bere me dije edhe emrat e tyre. Ne pranga u vu bashkejetuesi i gruas marokene, Agim Ajdinaj, 51 vjec dhe nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27-vjec.

Të dy tashmë janë përballuar me akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës. Gruaja 46-vjecare e gjetur e copëtuar jetonte në Itali prej 20 vitesh.

Ajo ishte e divorcuar prej 9 vitesh nga ish burri dhe prej një viti jetonte me shqiptarin, i cili në fillim të ngjarjes nuk ishte pjesë e regjistrit të hetimeve. Një vëlla i viktimës jeton në Breshia dhe ka thënë se nuk kishte dijeni se motra ishte në një bashkëjetëse.

Khadija punonte rregullisht dhe në datën 29 dhjetor që mendohet se është edhe dita kur e kanë vrarë ishte paraqitur në punë, nga e cila u pa të largohej rreth orës 19:00. Pas kësaj, gjurmët e saj humbën deri sa u gjetur e masakruar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com