Janë bërë gati 1 muaj që nga fitorja e fundit e Interit. Madje edhe atë fitore e arriti me mund ndaj skuadrës së ligës së tretë, Pordenonë në penallti.
Që nga ajo kohë, Interi i Spalletit është bërë In-Terr.
Humbje në terrenin e saj me Udinezen, humbje me Sasuolon, humbje dhe eliminim nga kupa me Milanin, barazim pa gola me Lazion dhe sot barazim drithërues në sekondat e fundit ndaj Fiorentinës.
Nga një skuadër që po ecte sigurtë drejt titullit, Inter tani duket se do të ndërroi planet pasi që e rëndësishme duket sigurimi i një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.