Loading...

4 skafe dhe një helikopter tentojnë të kapin gomonen shqiptare,si nëpër filma

Një operacion policor që i ngjason skenave në filmat me aksion është zhvilluar ditën e sotme në ujërat e Karaburunit në Vlorë.

Forcat Delta, Policia Kufitare dhe D.V.P Vlorë janë vënë në ndjekje nga deti dhe toka të një mjeti lundrues që dyshohet se do të trafikonte drogë drejt Italisë.

Anija “Oriku”, 3 mjete lundruese dhe një helikopter i FA-së kanë ndjekur për rreth një orë gomonen në ujërat detare. Por kapja e gomones nuk është bërë e mundur pasi dyshohet se mund të jetë fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ndërkohë vazhdon kërkimi për gjetjen e saj, dhe mësohet se po bashkëpunon edhe policia malazeze.

Policia njofton se nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com