Loading...

Radhimë, ja cfarë u zbulua në sheshin para shkollës së vjetër, në Maje të Bregut !

GJURMË ARKEOLOGJIKE NË FSHATIN RADHIMË

Në vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë
punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Var ri i
parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i
paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar.

E veçanta e këtij varri ishte se në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e
diametër 1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një
gjatësi 12 cm, e zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte
gdhendur një kokë dhie pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së
Skënderbeut… Pesë metra më në jug të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u
zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake.
Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur të bëjmë me një qendër të banuar
urbane.

Nga objektet e gjetura në varrin e parë, u përcaktua se skeleti i
padëmtuar i përkiste një femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra
zbukurime që ruheshin në gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me
bukurinë dhe finesën e punimeve. Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë
unaza me relieve të ndryshme, që për mendimin tonë kanë shërbyer si vula.
Në parakrahun e majtë kishte të vendosur një byzylyk argjëndi, i cili përbehej
nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte me kokë gjarpëri. Në të dy anët e
kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e
kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi
dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte vendosur një lotore me lartësi 7 cm e
lyer me vernik kafe të errët. Lotorja ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit
të grurit ose thekrës.

Varri i dytë i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të
këtij varri i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike;
të dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me
nënshkrimin “ORIKON”. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre
maja heshtash e një kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të
punuar në mënyrë të përsosur relievin e trupit të një femre.
Objektet e gjetura në këto varre, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik
Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në territorin e fshatit Radhimë, në
kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel të lartë jetese”.
Novruz BARJAMI d.v.
Historian
Radhimë, Maj 1979

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com