Loading...

Përleshje me armë në Tiranë, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Burime policore kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje me armë në zonën e ‘Nish-tullës’, në kryeqytet.

Disa persona janë përleshur me armë dhe disa kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zydi Herri” në zonën e Institutit Bujqësor në kryeqytet.

Bëhet fjalë për 3 persona që janë dërguar në spital me plagë arme zjarri. Ende nuk ka informacione të tjera për këtë ngjarje të rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com