Një ngjarje tronditese ka ndodhur ne Ankona të Italise, ku një baba maqedonas ka vrare djalin e tij 5-vjeçar. Ky i fundit është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mediat italiane raportojnë se dyshohet qe i vogli te jetë vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia.
‘Tgcom’ shkruan se 24-vjeçari, i papunë, dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Fatmirësisht nëna e fëmijës, e cila është edhe shtatëzënë, arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.
Thirrja e parë telefonike për ndihmë ishte në orën 18:00, por pavarësisht faktit se ndihma e shpejtë shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, fëmija u gjet i pajete përtokë. Mësohet se përpjekjet për ta risjellë në jetë vijuan për më shumë se 40 minuta, por nuk rezultoi me sukses. Po ashtu, mediat raportojnë se në shtëpi nuk u gjet asnjë shenjë gjaku.
Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar dhe po merret në pyetje.