Loading...

Sa lekë i mori Arian Çani tutores së prostitutave për t’i promovuar biznesin si “këngëtare”

Arian Çani është moderatori që drejton një emision i cili shfaqet gjithnjë me “pullë të kuqe”. Eshtë emisioni i tij “Zona e Lirë” që prej disa vitesh promovon veset më ekstreme të shoqërisë shqiptare. Një emision ku kushti numër një që të jesh i ftuar është të jesh pervers, budalla ose i çmendur. Por dhe të kesh gjoks dhe vithe jashtë, të demonstrosh perversitetin hapur, dhe të bësh atë që nuk e bën njeri.. Ndryshe emisioni nuk del. Ah.. Harruam. Dhe për të promovuar recitime nën tingujt e muzikës, të cilat quhen këngë moderne përmes kompjuterit. Por kryesisht femrat duhet të kenë gjoksin, organet intime jashtë ose meshkujt të jenë në limitet e homoseksualitetit. Dhe në fund si qershia mbi tortë, që të marrësh pjesë në emisionin e Çanit duhet të paguash. Të promovosh biznesin tënd, të bësh reklamë në emisionin e Çanit duhet të paguash. Përjashtuar budallenjtë, listën e të cilëve Çani e merr nga listat e trajtimit nga pushteti vendor të njerëzve në nevojë apo invalidë. Këta janë invalidë nga trutë. Ndërsa listën e të çmendurve e merr nga spitali nr. 5 në Tiranë, spitali në Elbasan dhe në Vlorë. I merr me firmë pacientët, i fut në emision dhe pastaj i dorëzon po me firmë Çani. Deri këtu është në rregull ai, pavarësisht se shumica e shqiptarëve që kanë fëmijë nuk e shtypin butonin e TV Klanit në ditën dhe orën kur transmetohen këto perversitete. Megjithatë, kemi rastin konkret.

Disa ditë më parë, në emisionin e Çanit u promovua si këngëtare Fabiana Hoxha. Me zë dhe figurë, madje jo vetëm kaq. Ajo shfaqej dhe si mbledhëse e talenteve të reja, të cilave u garantonte vend pune si “këngëtare” nëpër lokalet italiane. Një ftesë e qartë për të shtuar numrin e prostitutave si tutore që është. Në shërbim të klaneve mafioze të trafikimit të “mishit të bardhë” nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të BE.

Fabiana Hoxha deklaroi në emisionin e Çanit që është një këngëtare nga Durrësi dhe kishte jetuar në Itali, por mediat italiane kanë publikuar lajmin e arrestimit të saj dhe ku akuzohet si tutorë e prostitutave. Madje kanë botuar dhe video e arrestimit të Fabiana Hoxhës, e cila në Itali njihej si Fabiana Oxa. Pra një tutore prostitutash bën reklamë për biznesin e saj në emisionin e Çanit. Kështu na lind e drejta të pyesim: Sa lekë mori Çani për promovimin e saj dhe të biznesit të saj, dhe a ka marrë pjesë në fushatën e rekrutimit të “këngëtareve” nga Shqipëria për në Itali që promovoi Fabiana. Njëherësh a duhet të hapet dhe sipari i verifikimit të parave të gazetarëve në Shqipëri dhe në veçanti të Arian Çanit, si i bënë këto para, nga janë financuar. Pasi mund të ketë financime nga partitë politike, nga klanet mafioze të trafikut të drogës, por dhe nga klanet mafioze të trafikut të qenieve njerzore dhe “bosët” e prostitutave. Por dhe a kanë shmangur taksat, sa janë të deklaruara, sa e kanë të deklaruar pagën tek pronarët etj.

Ka ardhur koha për Vetting për të gjithë drejtuesit e mediave. Aq më tepër për ata që kanë shumë vila, kanë shumë pasuri dhe lëvizin nëpër botë në resortet turistike luksoze. Dhe kur flasin për Arian Çanin, gazetarët e mesëm në moshë e mbajnë mend se ka qënë “kothere” fare. Flinte në Qytetin Studenti, një qylaxhi me nam që s’kishte asnjë lek në xhep dhe që e mbante e dashura. E cila pasi pa se çfarë ‘malli’ ishte, e përzuri, pasi i preu me gërshërë që nga kollaret e deri konstumet që kishte vjedhur në Francë. Ku bëri “punë”, që ai i di por që nuk i thotë. Ndërkohë që i erdhi e mbara me emisionin “klani i natës” në TV Klan, Gazeta Shqiptare ku rropi Bolinon dhe më pas në televizione me emisionin e tij pervers ku po rrjep të gjithë ata që duan të promovohen, duke i bërë reklamë të keqes. Përkundrejt pagesës. Si në rastin e “këngëtares” Fabiana Hoxha që rezultoi tutore prostitutash dhe tashmë është në prangat e policisë italiane. Po për Çanin?!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com