17 vite më parë, doktorin gjerman Dr. Wilhelm Röll e kishte prekur historia e një djaloshi të ri shqiptar, i cili i kishte humbur të dy gjymtyrët e krahëve. Edhe lexuesit e gazetës gjermane „Augsburger Allgemeine Zeitung“ kishin nduhmuar në rastin e djaloshit për të financuar në blerjen e protezave. Por, tani është paraqitur një problem i ri.
Rollit i kujtohet saktë momenti kur para 17 vitesh e kishte vizituar një mision gjerman në Fushë-Arrëz në veri të Shqipërisë, duke u njohur me punën e mundimshme të ndihmësve gjermane në këtë rajon. Dr. Röll, i cili ka qenë edhe shefi kryesor në Klinikën e Dillingenit, ishte duke u kthyer në vendlindje, kur papritmas, në aeroportin e Rinasit ia prezantojnë një djalosh të ri me emrin Izmir. „Asnjëherë nuk do ta harroj atë pamje e cila më preku në shpirt“, rrëfen mjeku gjerman. Që në moshën shtatëvjeçare, djaloshi ishte lënduar rëndë. Gjatë një loje me moshatarët e vet, Izmir Hysenaj kishte rënë në kontakt me korrentin e fortë elektrik. „Gjatë kësaj, ai ka pësuar djegie të rënda dhe ka humbur të dy krahët“, vazhdon më tej Dr. Röll.
E pas kthimit të tij në Dillingen, mjekut gjerman nuk i hiqej nga mendja djaloshi i ri shqiptar. Përmes shoqatës Lions-Club të Dillingenit, mjekëve dhe specialistëve të spitaleve,klinikës universitare të Tübingenit dhe lexuesve të gazetës gjermane në fjalë, ai organizoi ndihma të menjëhershme. Izmir Hysenaj, i cili nuk ishte në gjendje të kryejë punë të përditshme të zakonshme, për të shkruar apo për ta hapur derën, në vitin 2000 pranoi dhuratë protezën e parë, dy vite më vonë edhe të dytën. Në këtë mënyrë, djaloshit të ri iu shtua shpresa e re për jetë. Por, shoqata Lions nuk e la djaloshin të vetëm në këtë katrahurë. Ajo vazhdoi ta ndihmojë familjen Hysenaj, e cila jetonte në një regjion malor, pothuajse të padepërtueshëm, duke i blerë një banesë në qytetin e Pukës, në mënyrë që Izmiri të vazhdojë shkollimin e mesëm. Notat e mira të Izmirit e dëshmuan talentin e tij. Djaloshi zhvillohej shkëlqyeshëm. Në ndërkohë, ai ka diplomuar në studimet e DrejtësIsë dhe ka pranuar proteza të reja të krahëve.
Por, tani është krijuar një situatë e palakmueshme e cila e ka shqetësuar mjekun gjerman, shkruan me tëj gazeta, përcjellë „Shtegu.com“. Përkundër kualifikimit të tij të mirë, ai nuk ka mundur të gjejë punë në Shqipëri. Kjo nuk qëndron vetëm në faktin e ekonomisë së dobët shqiptare, por edhe në diskriminimin e madh të personave në gjendje të tillë siç është jurisiti i ri shqiptar.
Ardhmëria e Izmirit, për Dr. Röll dhe shoqatën është shumë e rëndësishme. „Për Izmirin jam bërë paksa si prind“, pohon Dr. Röll. Për këtë arsye, ai dhe shoqata do të përkujdesen që Izmiri mund të fillojë ti marrë këmbët në këtë profesion. Përmes Odës tregtare gjermano-shqiptare në Shtutgart, ai do të mund të fillonte karrierën e tij si jurist, shpreson Dr. Röll. Mjeku 87-vjeçar është i mendimit se fillimisht Izmiri do të duhet ta mësojë gjuhën gjermane dhe të vendoset në Gjermani, ndërsa për këto nevojiten të holla.
Izmir Hysenaj, i cili në çdo katër vite ka nevojë për proteza të reja, iu është mirënjohës për së tepërmi mjekut gjerman dhe anëtarëve të shoqatës Lions-Clubs. „Ju falënderoj nga zemra“, ka shkruar djaloshi shqiptar. „Përmes Dr. Röll dhe miqve të tij, mua më është dhuruar një jetë e re“. Viteve të kaluara, anëtarët e shoqatës kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Izmirit. „Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për ate që bënë për mua“, thotë Izmiri. Kryeatri i shoqatës, Alois Haggenmüller nënvizon se Izmirin asnjëherë nuk do ta lënë të vetëm. „Do të përkujdesemi edhe më tej që djaloshi të fitojë një perpsektivë profesionale“. Shoqata në fjalë do t`i marrë përsipër shpenzimet e kursit të gjuhës gjermane dhe banimit. Në ndërkohë, shoqata ka edhe projkete të tjerë dhe duhet shqyrtuar mundësia e financimit të Izmirit. Ai është duke shpresuar se lexuesit gjermanë, të cilët edhe me herët e kanë furnizuar Izmirin me proteza të reja, edhe kësaj radhe do ta dëshmojnë humanizmin e tyre. Në ndërkohë, shoqata dhe donatorët e ndryshëm, deri më tani kanë shpenzuar më tepër se 50 mijë euro për Izmirin.