Eriglisa një vajzë e re nga komuniteti egjyptian tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan të gjitha peripecitë që kishte kaluar në përballjen me varfërinë. Por ajo nuk ishte dorëzuar dhe kishte vazhduar rrugën e arsimimit.Ajo kërkoi një shans për të festuar dhe dërguar dhuarata për fëmijët rom që ndiqnin kopshtin ku ajo ishte edukatore.
Kryeministri Rama i pranishëm gjithashtu me anë të një surprise e siguroi Eriglisën që do të shkonin bashkë të shpërndanin dhurata dhe i ofroi asaj pozicionin e punës si këshillatre e Ministrit për Çeshtjet Sociale.
Sot Rama ka publikuar disa foto ku i ka uruar mirëseardhjen vajzës në stafin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Eriglisa duket e lumtur që ëndrra e saj u plotësua dhe vështirësit ju shpërblyen me një pozicion të mirë pune. /Blitz.al/