Loading...

Horror në familje:Shqiptari kërcënon me thikë kuzhine djalin dhe i plas celularin kokës bashkëshortes

Një ngarje e tmerrshme ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Itali, ku babai ka kërcënuar me thikë kuzhine se do të vrasë djalin 17-vjeçar. Familja ka alarmuar policinë, të cilët kanë arritur në vendngjarje menjëherë.

Gjatë një diskutimi për motive të dobëta, 35 -vjeçari i dehur me inicialet GP kërcënoi djalin e tij me një thikë kuzhine dhe i hodhi celularin kokës bashkëshortes, duke iu shkaktur plagë të lehta.

Policia ka sjellë qetësi në shtëpi, duke dëgjuar versionin e viktimave dhe arrestuar agresorin.

Viktimat, dukshëm të tronditur nga dhuna fizike dhe psikologjike,kanë dëshmuar se kjo nuk ishte një ngjarje sporadike dhe se për shkak të frikës së hakmarrjes sulmet e mëparshme nuk ishin raportuar.

 Ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së vogël të familjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com