Loading...

Skandal:Shqiptarët rrezikojnë të ngelen pa pasaporta

Qytetarët shqiptarë rrrezikojnë të ngelen pa dokumentat e tyre të identifikimit dhe pasaporta. Qeveria shqiptare duket se është përballë një fakti të pashmangshëm. Çdo ditë e më shumë qytetarët rrezikojnë të mos aplikojnë dot për pasaporta, gjithashtu edhe femijët e lindur pas datës 31 dhjetor 2017 nuk mund të sigurojnë certifikatën e lindjes.

CNA (Citynews Albania) ka mësuar se Ministria e Brendshme prej datës 1 janar 2018 është pa kontratë mirëmbajtje për sistemin e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Nga shtatori 2017 institucioni ka shpallur një tender për këtë shërbim, por tenderi ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka as një klauzolë si periudhë tranzitore. Firma që kryente shërbimin e ka përfunduar kontratën e saj, ndërkohë procedurat vazhdojnë dhe sistemi është në mëshirën e fatit.

Burime zyrtare nga Ministria i thanë CNA (Citynews Albania), se procedura po vazhdon dhe ndodhet në fazën e ankimimeve, pra gjithçka pritet të zgjatë të paktën 1 muaj. Këtë muaj pasaportat e shqiptarëve janë në dorën e Zotit.

Në rast se sistemi nuk mirëmbahet dhe për rrjedhojë nuk funksionon, në ditët në vijim asnjë shqiptar nuk mund të aplikojë për pasaportë. Jo vetëm pasaportat e shpejta për 72 orë nuk diskutohen, por me shumë gjasa edhe aplikimet afatgjata nuk mund të kryhen pasi sistemi nuk i pranon.

Ende nuk dihen shkaqet pse është çuar në të tilla kalim afatesh një sistem i cili bllokon levizjen e lirë, por edhe mund të jetë pengesë për një kohë të gjatë për shqiptarët. Këtë herë nuk është BE që bllokon levizjen por Ministria e Brendshme dhe strukturat në vartesi të saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com