Loading...

Janar, Berisha ndjen “erën” e prangave, largon Shkelzenin jashtë vendit dhe bën thirrje për revolta

Janari tashmë ka hyrë vrullshëm dhe bashkë me të është rritur shumë frika e “peshqve të mëdhenj” që kanë abuzuar me pushtetin në Shqipëri. Që nuk kanë lënë gjë pa bërë mbi këtë popull, duke e vrarë, masakruar, vjedhur, kurvëruar, trafikuar dhe droguar për 27 vite me radhë. Dhe kur mendon se ka kaluar gjysma e kohës së diktaturës së Enver Hoxhës për Shqipërinë, pa vendosur një “tullë” të vërtetë mbi të ardhmen, bëhet akoma më imediate dërgimi këtyre abuzuesve, këtyre mostrave në burgun e sigurisë së lartë për t’i mbyllur përjetësisht aty. Për të mos i patur asnjë minute më jashtë qelive, madje të harrohen fare që kanë egzistuar, duke e nxjerrë me ligj që as mediat të mos bëjnë asnjë intervistë për ta si politikanë, shtetarë apo njerëz të drejtësisë që kanë qënë.

Kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë. Por gjithnjë kanë rezistuar, që nga bllokimi dhe zvarritja e reformës në drejtësi dhe Vettingut. Berisha, Meta, gjykatat, prokuroria, Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, krimi i mbidheshëm dhe i nëndheshëm, pozita dhe opozita kanë kontribuar në zvarritjen e pastrimit të Shqipërisë nga këta plehra. Dhe Sali Berisha e ka filluar herët “kuisjen” e tij kundër kësaj fushate arrestimesh që fillon këto ditë, të paralajmëruar dhe nga ambasadori amerikan Donald Lu.

Nëse Ilir Meta nxori “zarin” e tij Artur Zheji për të qetësuar më shumë veten se nuk do të ketë arrestime dhe çfarë ka kaluar ka kaluar, ide kjo që shqiptarët harrojnë shpejt dhe çudia në Shqipëri zgjat vetëm tre ditë; Berisha ka dalë vetë në ‘fushën’ e bejetës. Pasi e ka përcjellë sërish djalin e tij Shkelzen Berisha jashtë vendit, në ishujt e parajsave fiskale të paqësorit, ku jeton me paratë e vjedhura, Sali Berisha ka filluar të kërcënojë vendin me revolta.

Sali Berisha nuk ka çfarë të humbë tashmë që laku i tij është mbështjellë fort rreth qafës, pasi dështoi për të futur turmat në Kuvend përmes Sali Luzhës dhe ish badigardit të tij Osman Levanaku, tashmë bën thirrje jo më për protesta por për revolta kundër qeverisë, për ta përmbysur atë. Teksa ndjen “kërcëllimën” e byzylykëve të prangave, Berisha më i trembur se kurrë, bën thirrje për revoltë. Me pretekstin se janë ndaluar dy protestues që goditën policinë dhe deshën të fusin turmën në sallën e Kuvendit. Bashkë me Monikën, bashkëshorten e Ilir Metës, dhe ky në hall për vete.

Ish-kryeministri, teksa ka reaguar pas arrestimit të dy protestuesve, njëri ish badigardi i tij i është sulur me akuza të ashpra veprimeve të policisë. Kërcënim që e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale ku bën thirrje për tu ngritur kundër terrorit qeveritar.

“Arrestimet natën e Vitit te Ri dhe ditën e parë të tij janë akte terrori, shpallje luftë opozitës, të cilat ftojnë mbarë qytetarët në revoltë të përgjithshme për përmbysjen e regjimit të urryer të Noriegës! Të gjithë në këmbë për orën e fitores! Sb”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Në kulmin e dëshpërimit që ora e dhënies llogari për Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e CEZ dhe Rrugën e Kombit ka ardhur. Por që është i ngushëlluar se djalin e tij e ka garantuar duke e larguar jashtë vendit. Para ka sa të duash, ndërkohë që vetë pritet që të “përurojë” qelitë e reja të burgut të ndërtuar me paratë e BE në Reç të Shkodrës. Ku shokë burgu pritet të ketë Metën, ministra dhe ish ministra, të PD, PD, LSI, prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të lartë policie. Një ngushëllim ky që s’do të jetë vetëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com