Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur edhe një herë për marrëdhënien e me Shqipërisë.
Kotzias ka shprehur gatishmërinë e Athinës për shfuqizimin e ligjit të gjendjes së luftës me Shqipërinë.
“Problemin me të madh që ndjejne shqiptarët, është se nuk është shfuqizuar mjaftueshëm zyrtarisht ligji i gjendjes së luftës, Greqia sigurisht do të përgjigjet . Dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë formale, apo një dyshim formal se të dy vendet janë në gjëndje lufte. Këto janë budallalleqë historike dhe duhet të mbarojme me to”, ka deklaruar Kotzias në një intervistë per gazeten greke Real News.