Kjo familje nga fshati Llaushë i SKënderajt, Kosovë, është shembull i vazhdimit të ruajtjes së traditës shqiptare për festa.
Duket se janë “një armatë” e vërtetë dhe gjithmonë bashkë për të festuar.
Familja e shtatë vëllezërve Geci, që së bashku me nuset e fëmijët bëjnë 81 persona, vazhdojnë të ruajnë traditat e mikpritjes dhe bashkimit familjar, pasi janë më të bashkuar se kurrë.
Këtë vit, ata kanë festuar vetëm pa nënën e tyre, e cila ndërroi jetë pak muaj më parë, por la pas nipërit dhe mbesat e saj.