Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç ka hyrë në histori të futbollit kroat, me çmimin që mori nga Federata e Futbollit.
Modriç për herë të gjashtë u shpall më i miri i vitit në Kroaci, pas sukseseve të jashtëzakonshme me Realin dhe Kombëtaren e Kroacisë.
32-vjeçari barazon sulmuesin legjendar Davor Suker, që po ashtu ishte shpallur gjashtë herë më i miri.