Një tragjedi ka ndodhur në ajër, ndërsa deltaplani privat i një prej personave më të pasur në botë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur, duke shkaktuar kështu shuarjen e një familjeje të tërë.
Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë ka ngelur Richard Cousins, themeluesi i kompanisë më të madhe të kateringut, Compass.
Ai ishte duke fluturuar në Sidney, Australi, bashkë me dy djemtë, 23-vjeçarin Edward dhe 25-vjeçarin William, të cilët gjithashtu ndërruan jetë.
Me ta në avion ishte edhe e fejuara e multimilionerit, 48-vjeçarja Emma Bowden, e bija 11-vjeçare e Emmas si dhe piloti 44-vjeçar nga Australia, Gareth Morgan.
Të gjithë vdiqën në vend. Një dëshmitar ka treguar se gjatë natës ka parë gjithë skenën e tmerrshme të rrëzimit të deltaplanit.