Natën e ndërrimit të viteve Policia e Shtetit ka ndaluar disa makina duke i bërë testin e alkoolit.
Zona ku është përqendruar më shumë është ajo e sheshit “Shqiponja”.
Policia ka shpërndarë një video duke ndaluar një Fuoristradë dhe për çudi pasi shoferi bisedon me policët, largohet pa e bërë testin e alkoolit.
Nuk duket kush ishte në timonin e makinës luksoze, por pa dyshim që personi do të ketë qenë individ me influencë, pasi policia e shtetit u step.
Në momentin që ata bisedonin me shoferin, në radio u dëgjua zëri i shefit që thërriti njërin prej tyre.
Ky ishte rasti që u përjashtua nga punonjësit e policisë së shtetit, pasi për makinat e tjera kontrolli vazhdoi normalisht.
Ai dëgjohet duke folur në radio: