Fëmija i parë i ardhur në jetë në vendin tonë këtë vit, është një djalë. I vogli, i cili është pagëzuar me emrin Lael, është pritur në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Foshnja ka ardhur në këtë botë në minutën e parë të vitit 2018, pra në orën 00:01. Fatmirësisht gëzon shëndet të plotë, ndërsa nëna e tij është gazetarja Silvana Muça.
Pak sekonda pas tij në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur një vajzë. Vogëlushja e pagëzuar me emrin Nadia gëzojnë shëndet të plotë.