Shenim nga autori i shkrimit Sehit Beluli :
Ky shkrim mu bllokua per me se nje vit.
Qellimi ishte te mos botohej fare ose se paku jo para 28 Nentorit 2012 .
Hyra ne kontakt me zonja Rudina Xhunga e cila me adresoi tek historiani Pullumb Xhufi .
Z Pullumb pasi kishte bere verifikimet nje per nje te te dhenave ne shkrim erdhi ne Dukat dhe me takoi personalisht.
Normal qe idete na ndanin,por me pergezoi per kurajon,saktesine dhe korrektesine ne shkrim.
Pastaj u lajmerova se shkrim do te botohej.
U botua ashtu siç une e kisha shkruar pa asnje ndryshim.
Por kohet dhe vitet po evolojne dhe te dhena te tjera po nxjerrim ne sensin pozitiv.
Nje pyetje kisha, pse krahu I’m nationalist e demokrat i Dukatit mua me zuri frymen per 26 vite rresht ?
Pergjigjen e kam dhene vete Ne shkrimin e meposhtem
Nipat e ISMAIL QEMALIT, Arjana Shkurti(VLORA) dhe Qemal Vlora, të thirrur në një emision kushtuar 100 vjetorit të pavarsisë ne tv TOP CHENELL, në gusht 2012, midis të tjerash cituan dhe një thënie të Rilindasit “Mithat Frashëri”:”Është nevoja që ti japim një shpirt kombit shqiptar dhe këtë shpirt do t’ja japi “ELITA SHQIPËTARE” -Familjet Fisnike e Patriotike të saj”. Janë këto fjalë që me shtytën të kërkoj thellë ndër vite në historinë e pasur të Dukatit për të evidentuar dhe nxjerrë në “dritë” të vërtetat e pa promovuara të saj. Sot me rastin e 100 vjetorit jubilar të pavarsisë është momenti i duhur të shkundim “pluhurin e harresës” e nxjerrim sipër valëve të “detit të historisë “Elitën” e burrave dhe familieve që bënë historinë në ato vite të fillim-shekullit te 20-të, që me mund e sakrificë sollen “Mëvetësinë e Shqipërisë” dhe nxorrën nga fundi i “oqeanit të errësirës” anijen e shqipëtareve me kapitenin kryelartë ISMAIL BEJ VLORËN. Është folur shumë për përpjekjet dhe luftën që ka zhvilluar Dukati nëpër të gjitha momentet historike të popullit shqiptar, por etapa më e spikatur është ajo e përkrahjes së ISMAIL QEMALIT në përpjekjet e tij për shpallien e pavaresisë dhe mbrojtjen e qeverisë së tij nga klikat e brendëshme por dhe nga andartët grek në Jug dhe forcat serbe në veri, qe i ishin sulur Shqipërisë me drejtim Vlorën e Flamurit, me qëllim të rrëzonin qeverinë e Ismail Qemalit. Historianët tanë të nderuar të Dukatit, por edhe ata historianë të autorizuar nga pushtetet, duke mos mohuar dhe mertitat e punës së tyre në nxjerrjen e të dhënave historike, kanë lenë diku me dashje e diku me urdhëra, emra të rëndësishëm që kanë bërë histori, si p.sh në periudhën e luftës së Llogorasë 1912-1913-të kundër forcave ushtarake greke, kanë harruar të vënë theksin, ose të ekspozojnë emrin e udheheqësit dukatas Musa Dervish ÇANE, kapedanit te ushtrisë së “Mbrojtjes Kombëtare” që udhëhoqi luftëtarët e krahinës së Dukatit, Traqjasit e Radhimës, të organizuara dhe të drejtuara nga vet Ismail Qemali. Dukatasit e dinin mirë, se kishin rreth 100 vjet që luftonin, herë me pushkë e herë me penë për të fituar pavarsinë e vendit nga Turqia, që pavarsia kombëtare kërkonte sakrifica, luftë e përpjekje, shpirt patriotik që ti dedikohej çështjes së interesit kombëtar dhe ky shpirt del vetëm nga trupi dhe zemra patriotike e njerëzve “ELITE” të shoqërisë. Po kush ishte njeriu “Elitë” i Dukatit gjatë viteve 1908-1912?…Përgjigjen e jep rapsodi popullor:
Spiro Kolekë vunoi
Nje letër me dorë shkroi
Mikut në Dukat dërgoi
Musa Çanes ti thoi
Greku do ti sulmoi
Llogoranë do synoje.
Që te mbledhe paresinë
Të dy Pilon me Haminë
Të bashkojë djalerinë
N’llogora të zerë pusinë.
Dhe të zerë llogoranë
Se grekët sipër na ranë
Po na kërkojnë vatanë
Bashkë me Smail Qemalë.
Ta luftojmë qerratanë
Të mos lemë asnjë te gjallë etj..
Shih Hist.e Dukatit SH.T.faqe 169. Shih Mislli Musai”shenime”.
Pra si nga gojëdhënat popullore dhe nga të dhënat historike të arshivave del se Musa Dervish Çane ishte organizatori e udhëheqësi i luftës së Llogorait 1912-1913, si i pari i Paresis Dukatase. E Musa Dervishi mbledh parësinë e Dukatit, Hamit Selmanin, Pilo Andonin, Hodo Ali Fejzogjinin e Muhamet Mazen. Mbledhia u organizua në sarajet e Musa Dervishit në Sotiran. Në këtë mbledhje ishin thirrur dhe Paria e Radhimës dhe e Tragjasit me Alem Memetin (kusheri i parë me Musa Dervishin). Nga kjo mbledhje u dha kushtrimi i Luftës. Musa Dervishi me parinë krahinës, Muharrem Havari, Hodo Aliu, Hamit Selmani, Alem Memeti, Skëndo Kulluri, Pilo Andoni e Muhamet Maze organizuan dhe udhëhoqën forcat e Dukatit-Tragjasit-Radhimës si dhe forcat e ardhura në ndihmë nga Mallakastra e Skrapari, të rreshtuara në ushtrinë e mbrojtjes kombëtare të Ismail Qemalit. Në këtë ushtri Musa Dervishi radhiti dhe gjithë burrat e Fistet dhe Havaret nga 17-70 vjec si: Murat Beluli, Premto Beluli, Sadedin Beluli(i vrarë në mbrojtje të kalasë së Janinës), Sherif Beluli, Sinan Beluli, Selman Dervish Çane, Sinan Dervish Çane, Mislli Musa Çane, Ali Musa Çane, Azem Havari, Muharrem Havari, Brahim Havari, Selim Havari, Hasan Havari, Balil Pelari, Tahir Pelari, Mete Pelari, Ariz Fisti, Selman Hamzo Fisti, Isa Azem Fisti, Zenel Jemin Fisti dhe Ismail Jemin Fisti. Nga këta burra ,shkuan në Janinë për të luftuar në mbrojtje të saj: Sherif Beluli, Selman Dervish Çane, Sinan Dervish Çane e Sadedin Beluli (i vrarë) në mes të shumë dukatasve e përpara syve të vellait të tij Sherif Belulit.
shih Historinë e Dukatit SH.T.faqe168-169dhe177-178-179-180.
Pra ka ardhur koha që krahas “vendit të merituar” të patriotëve Hamit Selmani, Pilo Andoni e Muhamet Maze, të zërë vendin e “anashkaluar” edhe Musa Dervish Çane, si njeri me merita të vecanta patriotike, pinjoll i nje fisi “ELITË” me kontribute konkrete në momentin më të rëndësishëm historik të kombit tonë, por që është mbuluar me “pluhurin e harreses”, siç shprehen edhe niperit e Ismail Qemalit për shumë vlera historike të mohuara pse jo dhe të persekutuara si për ata, ashtu dhe për shumë familje të tjera patriote. Meritat patriotike të Musa Dervish Çanes nuk janë vetëm në fushën e strategjisë ushtarake, por Ai ka një meritë të veçantë sepse ishte një arsim-dashës, madje dhe kontribues ne hapjen e shkollave shqipe dhe financues për tu mesuar në shkollat e kohës dhe njëherazi dhe në shkollat e fshehta shqipe si psh.kontributin financiar për shkollimin e Balil Pelarit, Muharrem Havarit e Sherif Belulit etj. Si nxitës i flaktë për të përhapur dhe financuar hapjen e mësonjtores në Dukat e më gjëre, duke paguar “ekstra” mësuesit patriot. Musa Dervish Çane kishte një aktivitet të gjërë patriotik sepse dhe fisi nga i cili rridhte e kishte në “Gen” ëndërrën shumë shekullore të pavarsisë kombëtare, duke shpalosur këtu me krenari momentet e përkrahjes së Dukatit ne luften “Brilante” te Ali Pashë Tepelenës për të krijuar shtetin e parë shqipëtar 1815-1823 ku spikat fuqishëm kënga popullore 200 vjecare, per Mehmet Çiço Petoshatin:
0 Mehmet kush tu ndodh pranë
Majkoja me Sinan Brat-në
Te tre me Premto Belul Dukanë
Kishnë shok dhe Mustafanë (Bitrin)
Janinës ci vunë zjarrë.
0 Mehmet Çiço Nuri
Amanetin kush ta pruri
Byrazer Premto Beluli
Ne Dukat tu ngre qivuri.
E historia përsëritet dhe 30 vjet më vonë, në vitin 1847 në kryengritjen fshatare kundër reformave anti popullore të Tanzimatit, populli i vilajetit të Janinës me në krye Zenel Gjolekën, Dervish Ali Ajanin, Çelo Picarin e Rrapo Hekalin ngrihen në luftë kundër këtyre reformave. Kryengritja u shtyp, por efekti i saj ishte i madh tek Porta e Lartë dhe reformat e tanzimatit u rrëzuan. Ne kete lufte krahas Dervish Aliut, Elmaz Rodakut, Brahim Sulos, Kamber
Gjolekës e Mete Jazos qëndronte dhe Belul Fisti e Azem Ariz Fisti. Belul Fisti në vitet 1875-1878 ishte kryeplak i Dukatit i cili dha një kontribut në përkrahje të Lidhjes së Prizrenit duke lëshuar “vulën e Dukatit” Abdyl Frashërit e Musa Bodos, për të përfaqësuar këtë trevë në Lidhjen Shqipëtare të Prizërenit, veprim sa patriotik aq dhe burrëror po ti referohesh kohës më të egër të ekspasionit anti shqipëtar të administratës turke, atëhere në pushtim të Shqiperise. shih gazeten Dukati “mars 2012, nata e paharruar, Abdyl Frasheri në Dukat, shkruar nga SH.T FAQE/3. Si dhe duhet të përmendim dhe vemprimtarinë e Sherif Belul Fistit në vitet e tij të shkollimit në Janinë e më pas në Stamboll dhe lidhjen e tij me patriotin e madh të Labovës Vangjel Zhapa duke sjell nga Stambolli dhe Korfuzi Abetaret e para Shqipe që botoheshin nga shoqërit Shqiptare të Stambollit dhe ato Arbëreshe të Naum Veqil Harxhit dhe të financuara direkt nga Biznesmeni me i madh i Perandoris Osmane dhe i gjithë lindjes “Vangjel Zhapa” burri Shqiptar nga Labova e Gjirokastrës i cili ishte mbështetës financiar i Abdul Frashrit e Musa Bodos. Shih: “Gazeta Odria” Mars 2012 Faqe 9. Ndersa Azem Aris Fisti kusheri i Musa Dervish Çanes në vitet 1905 – 1908 në momentin që një tabor me turq të udhëhequr nga 2 oficere, Rrapo Guzi dhe Shahin Nani, të cilët ishin vënë në shërbim të Turqisë kishin ardhur në Dukat të zinin kaçakët Mehmet Yseni, Alem Delon, Hasan Kapon dhe Murat Caushin, kishin rrethuar fshatin dhe në lëmë të Gjombitit kishin lidhur burrat e Lagjes dhe u bënin presion që të tregonin strehimin e kaçakëve, Aris Fisti me të marrë lajmin mblodhi burrat e Sotiranit, Mazos dhe Karrollit dhe rrethoi gjithë Gjombitin duke i zënë forcat Turke në befasi, shkon drejt Rrapo Guzit dhe e mbërthen atë për “fyti” dhe liron të gjithë burrat e Dukatit duke i ndjekur Turqit jasht Fshatit
Nga Sotirani zbret dragoi
Aris Fisti Stravastori
Rrapo Guzin çe qëlloi
Fshatin nga Lia shpetoi…
Shih: H.D, SH.T faqe 161
Në Dukat me porosi të Ismail Qemalit u formua Lidhja Laberia, degë e cila do të ishte nën urdhrat e Ismail Qemalit dhe do të vepronte si pas porosive te tij. Në këtë lidhje spikasin dukshëm emrat e Muharrem Havarit, Musa Dervish Çanes, Dervish Musa Çanes, Dervish Selman Çane, Sherif Beluli dhe po nga kjo “Dege” u zgjodh dhe komiteti drejtues i krahines se Dukat-Tragjas- Radhimës dhe kryetari i ktij komiteti u zgjodh Musa Dervish Çane.
Shih:doreshkrimet ne Historin e Dukatit “SHerif Tava” faqe 154 – 162. Gjithashtu për të vërtetuar vempritarinë Patriotike të pa kundërshtushme të fisit të Fistet dhe Havaret në “Bllok” të bashkuar si dhe influencën e tyre në rajonin e Labërisë e me gjëre, shih lidhjet miqësore që për kohën, quhej lidhje bese “Besë Shqiptare”
Musa Dervish Çane mik me Spiro Koleken nga Vunoi, Sherif Beluli mik me Milo Karavellen nga Vunoi, Hasan Dero martuar me “Salinë” bijë në Dervishaliaj në Brataj dhe mbesë e Zoto Mamutit në Smokthinë, Murat Beluli mik me Xhezo Balon nga Terbaci (Krahu i djathtë i Ismail Qemalit për Lumin e Vlores dhe Mesaplikun)
Sherif Beluli byrazer me hajmali me Sheme Sadikun “Rreziot” Muharrem Havari byrazer me hajmali me Selim Sadikun “Rreziot”, Murat Beluli byrazer me hajmali me Sehit Tartarin “Gjongjin”
Balil Pelari shok me Avni Rustemin, Balil Pelari byrazer me hajmali me Muharrem Ryshytin nga Çamëria, Sherif Beluli bashkëpunëtor me Vangjel Zhapen “Labove” dhe Musa Bodon “Dukat”.
Pra vetlidhjet e mësipërme tregojnë vënien në shërbim total të interesave të larta të Atdheut duke mos kursyer as gjakun dhe as ekonominë për pavarsinë dhe konsolidimin e Shtetit Shqiptar, siç do të vijojmë me të dhëna të tjera historike: Me ardhjen e Ismail Qemalit në Dukat historianët kanë shkruar plotë dhe bindshëm por përvec atyre të shkruara më parë vlen të nxjerrin dhe realitetin e pritjes dhe përcjelljes së këtij burri Shteti në Dukat. Ismal Qemali vjen në Dukat i shoqëruar nga Xhezo Balo i Tërbaç dhe mik i vllezërisë Beluli, pritja e parë ju bë në vitin 1908 tek Hodat me dy kate te Musa Dervish Çanes ne Sotiran, ku të ftuar përveç vëllezërisë, Muharrem Havari, Sherif Beluli e Ismail Jeminit ishin të ftuar dhe Pilo Andoni, Hamit Selmani, Hodo Ali Fejzogjini, Skendo Kulluri, Muhamet Maze e tje. Pastaj pasi paria e Fshatit lajmëroi burrat e Dukatit dhe mbledhja e madhe u bë në qëndër të fshatit te rrapi i burrave pranë hanit te Abaz Geges, këtu Ismail Qemali mbajti një fjalim te zjarrtë e shumë patriotik ndër të tjera theksoi se Dukati është kollona e pa mposhtur dhe Llogoraja e pa kapërxyeshme që do te mbrojë të ardhmen e Shtetit Shqiptar. Meqënese gjysma e fshatit jetonte në Ravenë e cila ishte një tjetër pikë strategjike për tu mbrojtur nga zbarkimet greke, Sherif Beluli propozoi që takimi tjetër të bëhej në Ravenë tek miku i tij i besës Sehit Tartari. Dhe ashtu u bë. Ismail Beu i shoqëruar nga paria e Dukatit Musa dervishi, Hamit Selmani, Sherif Beluli, Pilo Andoni. Sheme Sadiku, Muhamet Maze, Hodo Aliu e Muharrem Havari shkuan në Ravenë tek moneja e Sehit Trartarit ku dhe atje u bë një mbledhje madhështore dhe Dukatasit dhanë besën Ismail Beut dhe moren përgjegjësinë me garanci për mbrojtjen e Llogorait dhe Karaburunit nga ndonje zbarkim i mundshëm i forcave toksore dhe flotës ushtarake greke. Ismail Qemali e konsideronte Dukatin si Kalaja e Vlorës dhe pa mbështetjen e Dukatit nuk do te rezistonte as Qeveria e Vlorës. Pra nga qëndresa dhe burrëria e Dukatit varej fati i Kombit.
Shih historia e Dukatit faqe 174 – 175.
Në lidhjen e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” e krijuar në Vlorë në Vitin 1919 spikasin si brilante dhe perfaqusuesit e Dukatit ku ndër te tjerë shquhen dhe emrat: Muharrem Havarit, Musa Dervish Çanes, Sherif Belulit dhe Hamit Selmanit. Ndërsa në zhvillimet e kongresit te Lushnjes date: 21.01.1920 Sherif Beluli e Balil Pelari shkuan si përfaqësues të krahinës së Dukatit e të shoqerisë “Bashkimi” ku sipas historianit Bardhosh Gace (nip ky i Xhezo Balos) nga 11 ditë që u zhvillua kongresi i Lushnjes, tre nga keto janë financuar nga zoti Sherif Beluli i cili krahas monedhës në Flori ka ofruar dhe një numër te konsiderushëm të imtash për të gostitur delegatët e kongresit. Vemprimtaria patriotike e Sherif Belulit zgjatet deri tek anetaresimi i tij tek shoqeria “Atdheu” si dhe ka marrë pjes si forcë aktive në perkrahjen e Qeverisë Noli dhe më pas dhe në mbrojtjen e saj. Me rënien e Qeverisë Noli, Sherif Beluli u terhoq nga “vempritaria” si pasojë e futjes së ideve partiake, duke dobësuar interesin Kombëtar dhe duke shuar puna dhe morali paster i patriotëve të vërtet si Sherif Beluli e shumë të tjerë, në interes të njerëzve të korruptuar dhe servila të pushteteve. Por le të kthehemi prapë tek veprimtaria e Musa Dervishit i cili dha një kontribut të jashtëzakoshëm në fitoren e pavarsisë dhe mbrojtjen e saj, por jo vetem kaq, sepse emri i Musa Dervish Çanes del dhe ne vitet 1920 Muaji Maj si një ndër organizatorët e kuvendit te Barçallasë i shoqëruar ky dhe nga Muharrem Havari, Sherif Beluli e Balil Pelari si dhe pjesa tjetër e parisë së fshatit, Hamit Selmani, Muhamet Maze, Pilo Andoni e Hodo Zeqiri. Ky kuvend u organizua menjëherë mbas kthimit të Sherif Belulit dhe Balil Pelarit nga Kongresi i Lushnjes, duke dhënë haber të plotë rreth direktivave që dolën nga kongresi, drejtuar të gjitha parive të krahinave të trevave Shqiptare. Kuvendi i Barçallasë u mbajt në 29 Maj te vitit 1920 ku të ftuar ishin jo vetëm Dukat-Tragjas e Radhimë por dhe gjithë Lumi i Vlorës, Krahina e Mesaplikut, Krahina e Himarës e ajo e Kurveleshit. Në kuvendin e Brçallasë u vendos dhe për mbledhjen e Beunit për tu lidhur në besë dhe me pjesën tjetër të Labërisë Tepelenën, Gjirokastrën dhe Mallakastrën dhe ashtu të bashkuar do te hidhnin Italinë në detë e cila u kurorëzua me fitoren e pa diskutushme të shqiptarve.
Shih Historia e Dukatit Sherif Tava faqe 193 – 194 -195- 196 etj.
Roli i Musa Dervishit vjen i spikatur deri tek epopeja e luftës së Vlorës 1920, ku del qartë roli i tij si njeri “Lider” dhe pse i moshuar tani, por njeri me peshë në fjalë dhe i respektuar në urdhëra. Musa Dervish Cane si “Pari’’ e Dukatit merr pjesë në mbledhjen që zhvillohet në shtëpinë e Hamit Selmanit datë 03.06.1920, për të shqyrtuar gjendjen e krijuar, si dhe për të marrë masat për të mobilizuar popullin e Dukatit për luftë kundra Italisë imperialiste, pra vënien në zbatim të detyrave dhe urdherave të Kongresit të Lushnjës dhe Kuvendit te Barçallasë, ndërsa disa ditë më parë nga Kuvendi i Barçallasë dërgon si përfaqësues të Dukatit në “Beun”, Ymer Çelon(Çeloaliun), Sherif Belulin, Sheme Sadikun, Balil Pelarin, Hodo Zeqirin, Muharrem Havarin etj. Ndersa vetë Musa Dervishi kthehet në Sotiran dhe cakton “nën armë” gjithë vëllezërinë “Fisti-Havari”: Selam Belulin, Sherif Belulin, Sinan Belulin, Prenjo Belulin, Çane Dervishin, Selman Dervishin, Sinan Dervishin, Musa Dervishin, Azem Havarin, Isuf Havarin, Muharrem Havarin, Selim Havarin, Veli Havarin, Ismail Jeminin, Hasan Jeminin, Balil Pelarin,Tahir Pelarin, Hasan Dero, Zenel Jemini.
shih “Historia e dukatit”,SH.T.faqe 217-226.
Kjo luftë u kurorezua siç dhe e dimë me fitoren totale të kryengritësve të Labërisë. Mbas viteve 1924 lë “gjeneratën” e tij Sherif Belulit por siç e theksuam dhe më lartë mbas qeverisë së Nolit erdhi mbretëria e “Zogut”, ndërkohë që në Shqipëri asokohe ishin futur dhe shumë ide politike të ndryshme. Raportet e Sherif Belulit me pushtetin Mbreteror nuk ishin kundra por dhe ndonjë aktivitet politik i tij nuk del në pah, vecse në ato vite Sherif Beluli thirrej në shumë raste për të gjykuar “çështje fshati” ose “çeshtje ndërkrahinore” shumë delikate e me shumë rëndësi, pasi njihej si burrë shumë i drejtë dhe i zgjuar por dhe shumë i zoti e njeri me reputacin të gjërë në krahinën e Dukatit dhe Lumin e Vlorës. Në Shqipëri po frynte një erë jo e mirë, shumë politika po ngrinin krye, ca sllave nga lindja e ca fashiste nga perëndimi, populli filloi të përçahej, qeveria mbretërore nuk ishte e fuqishme të kontrollonte situatën, trysnia politike nga jashtë, seicila për interest e veta, bënte punën e vetë me efekte negative. Në Shqipëri filluan intrigat, filloi “gjuetia e shtrigave”, në Dukat vritet pabesisht Muhamet Sulo Gjongjini, Sherif Beluli kushëriri i parë i Muhamet Sulos u helmua pabesisht, ndihmat financiare ne 1930 të derguara nga “MBRETI ZOG” u vodhën nga “Paria e fshatit”, shumë njerëz patriotë eleminoheshin në mënyra të fshehta dhe shumë të tjerë spostoheshin me marifet. Në vitin 1939 erdhi dhe lufta e dytë botërore, në shqipëri pati shumë dëme, shumë krahina strategjike për fatet kombit, si Dukati, Lazarati, Malesit e Shkodres e të Veriut e deri ne Kosovë e Çamëri, “rryma sllave” bëri terror nëpërmjet dorës së zezë pro tyre, rasti konkret i produktit të kësaj dore ishte sulmi ndaj Dukatit ne 30 nëntor 1943 dhe eleminimi fizik i vëllezërve Bino e Selim Deros. Pas kesaj, luftën e fituan komunistët, në Dukat në pushtet erdhën njerëzit pa moral, pa kapital, vendin e zuri paniku, spiunët të demoralizonin kudo e ngado. Regjimi hoqi pronat, historia po shkruhej se prapthi, shumë të verteta historike mbuloheshin qëllimisht. Nga gjenocidi komunist shumë Dukatas u arratisen në 1949-ën ndersa ata që mbetën, skllever dhe të persekutuar. Pushtetin në komunizëm e morën “hyzmeqarët” e djeshëm dhe sot po ata e kanë, vetëm se sot bashkëpunojnë me disa ish të përndjekur e disa ish të persekutuar, duke mbajtur të shtypur popullin, si politikisht dhe ekonomikisht. Teoria bolshevike e luftës së klasave e caktuar për kundërshtarët politik ishte forma e përçarjes, tmerrit, fataliteti dhe tragjedia e mijra shqiptareve. Ajo mbronte vetëm interesat e kupolës qeverisëse dhe shtypte popullin mbarë. Kjo luftë solli zhgënjimin e ëndërrave djaloshare, tjetërsoi ndërgjegjen e njerëzve dhe padyshim shkatërroi ç’ka ish ndërtuar për mirë në këtë ndërgjegje. Lindi zhgënjimi dhe dyshimi, frika, u përmbysën të gjitha forcat e besimit e të optimizmit për një Shqipëri të lirë dhe etnikisht të bashkuar. Ata, popullit i vunë spiunë pas dhe e kontrollonin ne cdo hap. Por ata nuk kuptonin karakterin e ketij populli që nuk e mposhti dot asnjë tiran sado i madh që ishte “Ai”. Ata se kuptonin gjendjen shpirtërore të popullit se sa të vështirë e kishte vetëm i ndarë dhe i përçare, që s’kish ku te shprehej se çfare mendonte, ç’fare e shqetësonte e ç’fare e mundonte. Jeta u bë e pa mundur e vetëm fiksasion. Sistemi asokohe e kishte rrethuar Shqipërinë me tela me gjëmba madje edhe të elektrizuara, ndërsa shqiptarët jashtë dhunoheshin dhe persekutoheshin nga grekët, serbët dhe malazestë. Klonet dhe pajisjet e tjera te sofistikuara kapnin gjithe kufirin shqiptar të rrethuar. Shpresa humbi, humbi dhe dëshira për të jetuar në ato vite shtazarake ku të gjitha shtresat e popullsisë ishin nën depresion nervor i ngacmuar nga vetë sigurimi pro sllav dhe lakejt e tyre që ishin kudo, kudo, kudo. E populli duronte i tulatur e i shtypur dhe shtypja rëndonte më së shumti tek familjet me prejardhje të shquar patriotike të cilet nuk “bibëzinin” fare se përndryshe vazhdonin dënimet e ferrit sllav dhe demaskimi masiv tek rrapi fshatit siç ndodhi me Isuf Shehun. Për ironi të fatit ishte baltosje e historisë sepse rrapi i Dukatit me shekuj kishte shërbyer si vendi i kuvendeve, i nderit dhe i lavdisë, patriotizmit dhe burrërisë dukatase e më gjërë. Lufta e klasave arriti deri tek ndërprerja e marrëdhënieve brenda fiseve e vellezërive, madje deri tek spiunimi i burrit nga gruaja. Kjo politikë diskriminuese nuk shprehej, as thuhej, ajo ishte imponuar të nënkuptohej vetë nga kushdo. Ishte një metodë funksionale e luftës se klasave dhe në njerëz te gjakut, ky ishte tmerr, barbari por dhe marrezi. Pra, vrasja e Muhamet Sulos, helmimi i Sherif Belulit, vrasja e Bino Deros dhe e Selim Deros, sulmi ndaj Dukatit ne 30 nentor 1943, detyrimi arratisjes se Çane Dervishit, Dervish Çanes dhe dukatasve të tjerë në vitin 1949, burgosja politike e Mislli Çanes, persekutimi sistematik në planin ekonomik i Berdo Belulit, si dhe heshtja dhe mohimi i vepres historike te ketij fisi madhështor dhe me pontecial të madh burrëror për gjatë një shekulli, ishte për efektin e eleminimit të faktorit patriotik shqipetar, demtimit ekonomik të tyre si shprehje e koncetruar e politikes, si rezultat të prisheshin të gjitha lidhjet fisnore farefisnore, ndërkrahinore dhe panshqipetare të ketij fisi “Elitë”. Sot në sistemin e tranzicionit drejt sistemit kapitalist politika pan helene e pan sllave po punon me të gjitha metodat që të kontrollojë gjithshka që ka të trashëguar nga shekulli i njezetë në Shqiperi. Ata kanë lejuar pluralizmin politik, por shkelin totalisht të drejtat njeriut, gjithashtu për tu dukur sa më funksionale demokracia ata jan kujdesur për një pjesë të ish persekutuarve që ti joshin me ndere dhe ofiqe në mënyrë që të mbajnë pjesën dërrmuese të popullsisë të shtypur, duke i mohuar administrimin e jetes së vetë, por dhe pronën si të vjetrën dhe të renë, duke dale ata vetë në krye si kapitaliste.
Çështja kombëtare dhe pse Kosova ka përparuar ca, në fakt po ta vështrosh politiken ketu ne Tirane, nga disa segmente ka indiferentizëm për të mbrojtur te drejtat dhe interesat e shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë e Bujanoc, ndersa Çameria nuk zihet ne gojë fare, perveç “shoqates Cameria” dhe Tv “TOP CHENELL”. Qarqet pro sllave janë të prëgatitur të destabilizojnë vendin kurdoherë, si për interesa të tyre ashtu dhe kur i komandojnë “qarqet e errëta greke e serbe”. Ata kanë dalë hapur që kanë grupe dhe banda të financuara për terror kundra bashkëkombasve duke u vjedhur dhe zaptuar pronat dhe pasuritë, gjithashtu ata kanë zaptuar administratën e shtetit si në ekonomi dhe ne politikë me njerëzit tyre besnikë dhe përpiqen me të gjitha mënyrat që të sabotojnë, si historinë e paster shqipëtare e demokracinë dhe ndërtimin e kapitalizmit mbi të drejtën e gëzimit të pronës sipas ligjeve të miratuara me kushtetutë, po ashtu po pengojnë dhe përpjekjet e shqipëtareve për bashkimin e trojeve etnike.
shih gazetën “YLYRIA” në SHBA gusht 1989; gazetën “DITA”19 GUSHT 2005; gazeta “SHKODRA” Fjala e Ramiz Alise para byrose politike” në vitin 1990- www.gazetashkodra.net; libri i Liljana Hoxhes “PUSHTIM I BRENDSHEM” faqe 175-179. Por të jeni të sigurt se këto politika anti shqiptare do të digjen sepse Dukati por edhe gjithe Shqiperia ka prodhuar gjithmone njerez “ELITE” që do të thotë se janë me të mirët, më patriotët, ata që shquhen nga të tjerët, ata që qëndrojnë vetë me ballin lartë pa pasur nevojë të mbështeten nga të tjerët për interesa ofiqesh dhe kolltuqesh, ata që nuk kanë nevojë për tituj shkencor dhe poste zyrtare por që dallohen nga vepra e tyre intelektuale e patriotike në interes kombetar. E te meritosh titullin “ELITAR” (superior) kërkon jo mund e sacrificë për interesa personale por obligim dhe sakrifikim për interesin kombetar. Pra ka ardhur koha që të shkruajmë historinë e vërtetë pa tkurrur dhe ndroje për të mos lënë dorë të lirë historianeve të paguar të fshehin akoma realitetin historik të këtyre 200 viteve. Prandaj tani është nevoja që të na bëhet mësim që të mos përsëriten prapë në kurrizin plot plagë vuajtjet, lodrat e tmerruara të shkakëtuara nga njerëz me influencë antiligjore, familjarë, nga njerëz agallarë “patriotë me fytyrë e me maskë atdhetarie”; me qëllimin e vetëm të arrijnë ca më lartë nga aristokracia e zhdukur e të trashen si lubia duke grabitur, thëthitur gjakun e popullit, nga njerëz të shtytur nga ambicia, vegla te verbëra të të huajve e të paditurisë, këto duhet të jenë të pasqyruara në popull që të ketë kujdes gjithmonë. Populli shqiptar tani i qytetëruar, përmbi supe të të cilit qëndron jeta e shqiptareve, i cili ka vuajtur, duhet të shohë e të shijojë të mirat. “Ay popull që ka ditur te mbrojë atdheun me armë, duhet të mendohet prapë, ay vetë ta shpëtojë dhe me politikë e me “Fuqi Pene” duke mos shikuar asgjë dhe asnjë me hatër por duke u bazuar mbi të drejtën për gjithshka që po me të drejtë i takon, sepse jemi në mes të “fqinjeve ujqer”, të cilët me politikën e tyre të mbrapësht e të dobët janë duke vazhduar të përpiqen me çdo mënyrë të na tjetërsojnë e të na shfarosin”.
Shih “Historia e Shqipërisë së Re”, Sali Hallkokondi.
Nga Sehit Beluli