Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin e eksplozivit në një banesë.
Mësohet se Kreshnik Mihja, vetëm një ditë më parë ishte kthyer nga Anglia për të kaluar festën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Tiranë. Por ende pa i bërë 24 orë në shtëpinë e tij shpërtheu një sasi eksplozivi.
Policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa vetë Mihja ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.
Mësohet se lënda plasëse ka qenë e vendosur në derën e apartamentit që është në katin e tretë të pallatit. Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, por për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale.