Është e pabesueshme dhe njekohesisht nje mrekulli qe mes femijeve te brezit qe po rritet tani, ka shume qe jane me zemer te madhe, vullnetare dhe kurajoze.
Ajo qe ka bere kjo vajze e vogel, ia perplas ne fytyre realitetin edhe cdo politikani, apo tjeter personi qe jeton mbi mesataren ne Shqiperi.
Kjo vajzë e vogël qe shihni ne foto ka dërguar në emisionin “Stop” një video, nëpërmjet të cilës kërkon që paratë e kursyera prej saj, redaksia t’i japë për bamirësi në një familje në nevojë.
“Përshëndetje. Unë jam Egisa. Duke ndjekur emisionin “Stop” kam mësuar që ka shumë familje në nevojë. Gjatë këtij viti kam kursyer disa para me ndihmën e familjes time. Këto para që kam kursyer dua t’ua dhuroj familjeve në nevojë. Nëqoftëse emisioni “Stop” do t’i pranonte këto para, unë do t’u isha shumë mirënjohëse.”