Zbulohen detaje të reja nga vrasja e një shqiptari në Itali i cili vdiq nga goditjet e një italiani me thikë në gjoks. Viktima shqiptar është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç.
Mediat Italiane bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyrë janë bërë komplimentet e tepruara të shqiptarit ndaj baristes së lokalit.Fillimisht ata u përplasën fizikisht dhe më pas shtetasi italian e ka rrëzuar në tokë Tolën duke i shkaktuar vdekjen duke e sulmuar me thikë në gjoks.
Një goditje fatale që i mori jetën shqiptarit, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar ndonëse shpëtoi plagës së marrë, ndërkohë italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Vrasja ndodhi përpara një duzine njerëzish, ndërkohë që policia mundi të arrestojë brenda natës agresorin.