Loading...

Surpriza që pritej: Shefqet Kastrati biznesmeni nr 1 në Shqipëri

I lindur në vitin 1961, Shefqet Kastrati është një nga emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të sipërmarrjes private në Shqipëri. Pas rënies së komunizmi, ndryshe nga shumë të rinj shqiptarë që emigruan jashtë vendit për një jetë më të mirë, Shefqet Kastrati vendosi të realizojë ëndrrën e tij në vendlindje. Që në moshën 31-vjeçare, krijoi kompaninë e parë të tregtimit të hidrokarbureve me pakicë, fillimisht në rrethin e Kukësit, për t’u shtrirë më pas në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Falë punës së palodhshme, vendosmërisë, ambicies dhe vizionit, Kastrati shumë shpejt u shndërrua në lider në sektorin e hidrokarbureve dhe jo vetëm.

Shefqet Kastrati, është një histori suksesi 25-vjeçare, e një prej filantropëve të parë shqiptarë, e cila daton që në vitin ‘92, fillimisht me tregtimin e hidrokarbureve, për t’u zgjeruar shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë dhe në shumë vende të rajonit të Ballkanit me një rrjet të gjerë kompanish të suksesshme. E gjitha falë punës së palodhshme të një prej gjenive të sipërmarrjes shqiptare, i cili pa frikë mund të cilësohet dhe Rockfeller-i shqiptar, Shefqet Kastrati.

Ata që e njohin dhe punojnë me të, thonë se Shefqet Kastrati është fjalëpak, i palodhur dhe i bindur se çdo gjë arrihet me punë. Por, pavarësisht suksesit në rritje, Kastrati, ka mbetur po ai, njeri i thjeshtë, biznesmen babaxhan, me intuitë të jashtëzakonshme, bujar dhe vizionar. Shefqet Kastrati dhe e gjithë familja e tij e përfshirë në biznes, janë modeli i një biznesmeni të virtytshëm, i cili etikën e punës, atë të kontratës dhe njerëzores e ka më shumë se kushdo tjetër në qendër të të gjithë punës së tij. Besimi në Zot është një nga pikat e tij më të forta dhe zhvillimin e bizneseve të tij, ai gjithmonë e shikon si një mundësi për t’u shërbyer njerëzve, për t’i ndihmuar ata dhe për të krijuar dhe rritur mirëqënie. Ai kurrë nuk ka hequr dorë dhe nga bamirësia, duke iu gjendur pranë kujtdo në ditë të vështira.

Kastrati Group është familja e tij e madhe, e cila mban të lidhur rreth vetes mbi 3 000 familje shqiptare.
Pikërisht këto vyrtyte janë zemra e kësaj sipërmarrjeje të suksesshme, e cila në 25 vite është zgjeruar në mënyrë konstante dhe ka krijuar një reputacion të konsoliduar për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Falë korrektësisë dhe investimeve të suksesshme që prej vitit 2014 Kastrati sh.a. është partner eksluziv për rajonin i gjigandit botëror të prodhimit dhe tregtimit të karburanteve, Exxon Mobil. Aktualisht kompania numëron mbi 170 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë dhe ofron cilësi të pakrahasueshme të karburanteve premium në treg.
Auto Star Albania, është një tjetër histori suksesi e Kastrati Group. Kompania është krijuar në vitin 1996 dhe është i pari distributor i përgjithshëm i automjeteve në Shqipëri, ndërsa prej shtatorit 2015 është pjesë e Kastrati Group. Gjatë dy viteve të fundit, Kastrati Group ka investuar mbi 13 milionë Euro, duke implemtuar një projekt modern dhe shumë fuksional në një sipërfaqe totale mbi 30 000 m². Falë këtyre investimeve, janë trefishuar hapësirat e shoërooom për ekspozimin dhe shitjen e automjeteve, dyfishuar hapësirat e servisit dhe riparimit të mjeteve dhe kapacitetin e magazinimit të pjesëve të këmbimit, duke vendosur një tjetër standard bashkëkohor për të gjithë konçesionarët në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Kastrati Group gjatë dy viteve të fundit ka investuar dhe vazhdon të investojë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian.
E themeluar në vitin 2004, shoqëria e sigurimit ALBSIG sh.a. është pjesë e Grupit Kastrati dhe një nga kompanitë më të suksesshme në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe që nga viti 2007 edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë përmes Albsig A.D.

ALBSIG operaon me 25 produkte cilësore në tregun rajonal të sigurimeve dhe ka tredin më të lartë të rritjes. ALBSIG sh.a. zë vendin e dytë në tregun e sigurimeve vullnetare dhe prej dy vitesh zë vendin e parë në produktin KASKO.
Që nga viti 2000, Kastrati Group është i pranishëm në projektet e zhvillimit dhe manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Nëpërmjet shoqërisë Kastrati sh.a. ka projektuar dhe realizuar një sërë objektesh residenciale dhe komerciale të standardeve më të larta në Durrës dhe Tiranë.
Në vitin 2017, Kastrati Group filloi ndërtimin e Garden Residence Turdiu, residenca më e madhe dhe më moderne e banimit në kryeqytet. E konceptuar si një kompleks multifunksional, residenca do të ketë 140 mijë m2, me rreth 2 500 m2 hapësirë të gjelbër dhe ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2020.
Albanian Highëay Concession, është një tjetër projekt i rëndësishëm i Kastrati Group në bashkëpunim dhe me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë…

Albanian Toëer është projekti më i ri i ndërtimit në qendër të Tiranës (pranë ndërtesës ETC), me një vlerë mbi 75 milionë euro dhe është projektuar për hapësira banimi dhe biznesi. Ndërtesa do të ketë hartën e Shqipërisë dhe është një bashkëpunim me Grupin Balfin.
“SHMEL EXPRESS”, i themeluar në vitin 2013, është rrjeti më i ri i marketeve me rreth 100 pika në të gjithë Shqipërinë, me një gamë të gjerë produktesh të markave kryesore dhe plotëson nevojat e konsumtarorëve 7/24.
Kastrati Group gjatë vitit 2017 ka intesifikuar investimet dhe në një sërë sektorësh të tjerë të rëndësishëm, çka e bën atë një nga grupet më të rëndësishme të investitorëve në Shqipëri, rajon dhe më gjërë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com