I është mbyllur dera një familje në Mat, pasi nje dite para Vitit te Ri u eshte mbytur djali i mitur i shtepise. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos të rrethit të Matit ku një 4-vjeçar ka rënë në pusin me ujë pranë shtëpisë dhe ka humbur jetën.
Sipas policisë, me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri L.K, rreth 4 vjeç, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30.
Njoftimi i policisë:
Policia e Matit, ka marrë informacion se një i mitur ka rënë në pusin e mbushur me ujë pranë banesës, dhe ka gjetur vdekjen.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se: Me datë 29.12.2017, rreth orës 15.30, i mituri L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30.
Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale. grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plote te rrethanave të ngjarjes.