Zbulohet shuma e grabitur në një bankë në Laç dje nga tre persona të maskuar dhe të armatosur.
Burimet thanë se tre personat ende të paidentifikuar nga Policia kane marre nga filiali i bankës se nivelit të dytë 23 mijë euro.
Policia ka shoqëruar 13 persona si dhe ka kontrolluar 11 banesa.
Ngjarja ndodhi ne me pak se 3 minuta, rreth ores 16:30, kur banka ishte mbyllur per qytetaret, por kishte punonjes brenda qe po perpunonin parate.