Loading...

Basha me skenë kundra Qeverisë dhe Kryeprokurores

Nga Janari ka paralajmeruar protesta kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Per kete qellim, ai ka intensifikuar lëvizjet, takimet dhe konsultat në funksion të organizimit të protestave kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si dhe me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’.

Basha po zhvillon konsulta edhe me deputetë të caktuar dhe anëtarë të forumeve të larta të partisë. Shqiptarja.com ka mësuar se takimet janë fokusuar në katër pika: Mobilizimin e sa më shumë njerëzve përtej bllokut të mbështetësve të PD, skenarët e protestës, raportet me parlamentin ku përfshihet edhe dilema për djegien e mandateve si dhe raportet me LSI.

Deri më tani është rënë dakord për formulimin e një numri kërkesash, para nisjes së protestës, duke përfshirë anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, kushte për reformën zgjedhore, largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie të përkohshme etj.

Skenarët

Gjatë takimeve të Lulzim Bashës me përfaqësues të PD në nivele të ndryshme janë diskutuar dhe shqyrtuar një numër skenarësh të mundshëm. Shqiptarja.com, nga burime pranë rrethit të ngushtë të Bashës, ka mësuar skenarët kryesorë. Një nga planet konsiston që, në muaj janar të organizohet një protestë, me qëllim për të testuar mbështetjen popullore.

Në varësi të mbështetjes, aksioni politik të nisë në fillim të pranverës. Një tjetër variant e konsideron pa asnjë efekt organizimin e një proteste të vetme, sa do e masive të tjerë. Ky variant i diskutuar parashikon organizimin e një proteste maratonë para Kryeministrisë, edhe si formë presioni për ndonjë veprim të kryeprokurores së re kundër eksponentëve të opozitës, gjatë javëve të para të janarit, kohë gjatë të cilës amerikanët kanë kërkuar goditjen e peshqve të mëdhenj. Por, protesta maratonë mbart një rrezik të madh dështimi pas ditës së dytë.

Në këto kushte, sipas burimeve, gjatë takimeve është diskutuar një tjetër skenar, i cili parashikon mundësinë e ngritjes së çadrës 2, me disa ndryshime nga çadra e parë, për të organizuar një protestës me turne, e cila mund të zgjasë disa muaj, në varësi të plotësimin të kërkesave.

Ndërkaq, ka një propozim tjetër për të gjetur një mënyrë më novatore dhe befasuese, për të mundësuar një protestës të gjatë, pasi përsëritja e çadrës do ta bënte protestën monotone dhe pa efekt. Është diskutuar edhe një skenar më ekstrem, i mbështetur nga një grup i caktuar, i cili parashikon djegien e mandateve dhe protestave të pakontrolluara.

Por, ky skenar mbart gjithashtu një rrezik të madh, pasi mund të çonte në një izolim të ekstrem ndërkombëtar të PD dhe në daljen e saj nga skena politike. Gjithsesi, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar ambasadorët se zgjedhja e njëanshme e kryeprokurorit të përkohshëm nga mazhoranca mbart rrezikun e destabilizimit të vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com