Loading...

5 vjeçari shtypi gjyshen me makinë? Zbulohet e vërteta pas lajmit të trishtë

Zbulohet e vërteta dhe si ndodhi ngjarja ku një ditë më parë, një grua u shtyp nga makina në oborrin e shtëpisë. Dje u tha se ishte djali i mitur i shtëpisë që kishte lëvizur makinën e parkuar dhe kishte shtypur për vdekje gruan. Por policia sot në njoftim sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ja njoftimi i Policisë:

Më datë 26.12.2017, ka gjetur vdekjen shtetasja D.H, vjeç 51, banuese në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në oborrin e banesës, mjeti tip “Benz” pronë e familjes, i parkuar, ka rrëshqitur dhe e ka përplasur në mur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarjen aksidentale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com