Babai i Florenc Beqirit, 23-vjeçarit shkodran që ka mbërritur me arkivol sot në shtëpinë e tij në Shkodër, ka kërkuar drejtësi për të birin.
Teksa ka sjellë të pajetë të birin nga Franca në Shqipëri, babai i Florenc Beqirajt ka apeluar sërish për drejtësi për vdekjen e të birit.
“Dua drejtësi. Djali kishte shenja dhune. Unë nuk kam firmosur sepse nuk mund ta mbys me duart e mia.
Nuk e di pse ia hoqën tubat e oksigjenit.
Falënderoj presidentin dhe gjithë ata që na ndihmuan”, tha Gëzim Beqiraj, pasi mbërriti në Shqipëri me trupin e pajetë të të birit 23-vjeçar.
Florenc Beqiraj humbi jetën në rrethana misterioze në Francë, ku ndodhej për të ndjekur ëndrrën për një jetë më të mirë.