Arrestohet një 17-vjeçar pasi ka plagosur me thikë për motive të dobëta një tjetër shtetas !
Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale S.S., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 26.12.2017, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi ka debatuar dhe është konfrontuar për motive të dobëta me shtetasin D.Sh., 23 vjeç, e ka goditur këtë të fundit tre herë me thikë, duke e lënë të dëmtuar.
Shtetasi D.Sh., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.