Avokat i njohur Ngjela ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha është më i rrezikuari nga Reforma në Drejtësi.
Sipas Spartak Ngjelës, Berisha ka një tabor të madh nga pas dhe i kanë ndodhur gjëra të rënda si Gërdeci, 21 Janari e disa tjera.
Ndërsa për Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, ai përgjigjet shkurt se “u ka hyrë frika”.
Deklarata e Ngjelës në ReportTV:
Kam përshtypjen që Berisha është diçka më i ekspozuar se nuk është vetëm është me një klan shumë të madh. I kanë ndodhur shumë gjëra, jo Gërdeci, të vrarët në bulevard, është familja e implikuar… E kuptoi pushtetin sikur ishte Enver Hoxha që mund të bëjë gjithçka. Ligji është bumerang që të kthehet mbrapa. Nuk e kuptojnë dotë këta sesi ligji e bën kthesën që t’u bie nga mbrapa. Nuk mund ta lënë ata Shqipërinë që të mbetet shtet oriental.. Me dy tre emisione të Zërit të Amerikës e rrëzuan Berishën në ’97.
Këta dy të tjerët, Rama dhe Meta janë të trembur… Basha… këta janë të gjithë bllok.