Loading...

The Sun: Absurdi, kriminelët shqiptarë që hiqen si refugjatë, tani mund të qëndrojnë në Britaninë e Madhe

Dy shqiptarët që pretendonin se ishin refugjatë kosovarë kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke e parandaluar deportimin e tyre, shkruan sot The Sun, përcjell Syri.net.. Tabloidi britanik kritikon sot ashpër shpërfytyrimin e Gjykatës Supreme Britanike, e cila me vendimet e fundit, i ka lejuar kriminelët shqiptarë, që hiqen si refugjatë, të qendrojnë Britaninë e Madhe. Ja artikulli i plotë:

“Dy shqiptarët që pretendonin se ishin refugjatë kosovarë kanë fituar luftën me Gjykatën Supreme duke e parandaluar deportimin e tyre. Mijëra të tjerë tani mund të lejohen të qëndrojë edhe nëse ata kanë kryer krime të rënda. Së paku, 80 mijë refugjatë nga Kosova erdhën këtu në vitet ’90. Por mijëra shqiptarë, përfshirë vrasës, e përdorën krizën për të përfituar azil.

Njeri prej tyre, Dinjan Hysaj, 40 vjeç, u lejua të qëndrojë në 1999 dhe në 2011 u burgos për 5 vjet pasi goditi me shishe një burrë në një lokal në Hemel Hempstead, Herts. Një tjetër, Agron Bakijasi,44 vjeç, u zbulua në vitin 2007 kur partnerja e tij u kthye në Shqipëri. Por ai riaplikoi duke përdorur të dhëna të falsifikuara dhe iu dha shtetësia britanike.

“Home Secretary” urdhëroi që të dy të deportohen pasi u vërtetuan mashtrimet e tyre, por ata e çuan çështjen në Gjykatën Supreme. Juristët publikë argumentuan dhe patën sukses me argumentin se “të gënjyerit për të marrë nënshtetësinë, nuk ishte e mjaftueshme për t’ua hequr atë”.

Gjykatësit vendosën se “nuk ishte e qartë kur përdorimi i një identiteti falso për të përfituar nënshtetësi prej një personi, mund të çojë në anullimin e nënshtetësisë”. Në vendimin e tyre ata thanë se “në rastet në fjalë, as kërkuesi nuk pretendonte se ishte dikush, që nuk ishte.”

Ky lloj gjykimi ka të ngjarë të përdoret në dhjetra raste si ky. Shpenzimet për të dy shqiptarët gjithashtu do të përdoren nga taksapaguesit britanikë dhe kostoja e tyre ka shkuar deri në 1 milion paund. “Home Office” tha se “tani ajo do të shqyrtojë rrugë të tjera”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com