Ftoi është një frut kokëfortë, por ama i ëmbël shumë.
Në Shqipëri, ftoi është kultivuar që në kohët e lashta dhe gjendet me bollëk në zonat e Përmetit, Korçës, Pogradecit dhe Beratit, por edhe në zonat qendrore të vendit.
Ftoi është pjesë e traditës së rritjes së pemëve në kopshte e bahçe, por fermerët e kanë kultivuar gjithashtu edhe për motive tregëtare.
Ftoi është një frut pak i pazakontë, i lidhur ngushtë me mollët dhe dardhët.
Pema e ftoit është e vogël, gjetherënëse dhe shëruese. Ajo prodhon ftonj të mëdhenj me ngjyrë të verdhë të artë që i ngjajnë disi dardhës për nga forma dhe përmbajtjes së tulit.
Ftoi është përdorur për ushqim që shumë kohë më parë, por pemët e vogla janë rritur edhe për motive dekorimi për shkak të luleve të vogla ngjyrë rozë që janë shumë tërheqëse.
Ftoi është një frut që nuk të shpenzon shumë kohë nëse do ta konsumosh menjëherë.
Ai është shumë i shijshëm dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, kalium, bakër, hekur dhe fibër. Ftoi gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore atij.
Shqiptarët e shfrytëzojnë ftoin dhe të mirat e tij gjërësisht
Ftoin e përdorin për reçel, ëmbëlsira, puding, gliko, por edhe në mënyra të ngjashme me dardhën.
Vlerat e vërteta të ftoit gjenden jo vetëm të lëkura, por edhe tek tuli i brendshëm që është i mbushur me ushqyes të rëndësishëm, vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibër.
Me ndihmën e pak sheqer ose edhe të mjaltit, fruti merr një shije fantastike.
Vlerat e mrekullueshme të ftoit
Ndihmon me rënien në peshë. Ftoi ka pak kalori, kripë dhe yndyrna
Nga ana tjetër është i mbushur me fibra dhe vitaminë C.
Ndaj nuk keni asnjë pengesë që ta përfshini në planet tuaja për një dietë të shëndetshme.
Ftonjtë mund të piqen ose të zihen për t’i dhënë nuanca të tjera shijes madhështore të tij.
Ka veti antibakteriale
Shfrytëzoni farat e ftoit.
Zijini në ujë, kullojini dhe lëjeni lëngun të ftohet.
Përdoreni për t&eeuml; luftuar erën e keqe të gojës, shëruar fytin dhe lëndimet e ndryshme në gojë. Mund ta përdorni edhe direkt në lëkurë për ta bërë atë më të lëmuar dhe shëruar njollat.
Ngrënia e ftoit parandalon virozat dhe çrregullime të tjera.
Të bën mirë për tretjen
Ftoi mund të ndihmojë në shërimin e ulçerës peptike, zvogëlon problemet me zorrët dhe parandalon diarenë sepse në të vërtetë ftoi ndihmon me tretjen për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës.
Reçeli i ftoit kombinohet mjaft mirë me mishin dhe djathin, pasi e bën më të lehtë përthithjen e këtyre proteinave.
I bën mirë zemrës
Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit.
Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë.
Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
I bën mirë gjakut
Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut.
I bën mirë sistemit imunitar. Ftoi ka vitaminë C me tepricë
AgroWeb.org ju tregon se kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes.
Ftoi është i mbushur me antioksidantë
Si çdo frut tjetër, ftoi është i mbushur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në trup duke ndaluar tendencat e trupit për t’u prekur nga qelizat e dëmshme.
Arsyet për të konsumuar ftoin janë të shumta, justifikimet për mos ta konsumuar atë nuk kanë vlerë.