Në vigjiljen e Krishtlindjes dhe natën e Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj “e mbyti” me prezencën e tij në televizionet kombëtare.
Plotë pesë herë u shfaq Veliaj gjatë tre ditëve, në emisione televizive me audiencë të lartë.E nisi me emisionin e Ermal Mamaqit të shtunën, vijoi me “Të dielën shqiptare” të Ardit Gjebreas dhe të hënën doli tek emisioni “Top Story” i Sokol Ballës. Ndërkohë u shfaq edhe tek një emision muzikor në TV Klan, “Dance With Me”. Teksa ishte edhe tek Pasditja e Vizion Plus te henen.
Pra, Veliaj në të njëjtë kohë ka “pushtuar” dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan duke u shfaqur në të njëjtë kohë.
Më herët në një takim me gazetarët, TPZ rikujton se ai ka thënë: Kam menduar të mos dal shumë në televizion, sepse ka patur ngjarje politike. Dua të mbaj një profil pak më të tërhequr”.