Tensionet mes Koresë së Veritu dhe pjesës tjetër të botës janë rritur së tepërmi ditët e fundit, pas testimit të dështuar të një rakete me reze të mesme.
Megjithë presionin ndërkombëtar Kim Jong-Un jo vetëm që nuk u tërhoq, por deklaroi se teste raketore do kryhen çdo javë, muaj dhe vit.
Disa ditë më parë vendi diktatorial festoi 105 vjetorin e themelimit, dhe në paradën ushtarake parakaluan disa prej raketave të arsenalit ushtarak, përfshi edhe ato me rreze të gjatë, që sipas ekspertëve mund të arrijnë brigjet perëndimore të SHBA-ve.
Por pavarësisht dyshimeve se arsenali i raketave në paradë ishte fals, ekspertët thotë se nuk ka dyshim që disa prej tyre janë të vërteta.
Raketat e bardha më sipër kanë reze të shkurtër megjithëse mund të arrijnë në disa raste edhe 4,000 kilometra.
Por sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë ekspertët është raketa e katërt “Taepodong 2” e cila ka një reze prej 8,000 kilometrash, siç duket edhe në ilustrimin më poshtë, rezja e saj arrin Bullgarinë dhe Rumaninë por nuk e kap Maqedoninë, Kosovën, Greqinë dhe Shqipërinë. /Newsbomb.al