Loading...

Shqiptari u vetëvra, e pabesueshme si gjendet e dashura e tij në pyll

Misteri i vetëvrasjes së një shqiptari është shtuar edhe më shumë pasi policia italiane ka gjetur dje trupin e pajetë e të dashurës së tij.

Partnerja e shqiptarit që vrau veten para disa kohësh, u gjet dje në malin Grappa, gati e shpërfytyruar dhe e mbështjellë në një qese të zezë për mbeturina. 43-vjeçarja ukrainase, Sofiya Melnyk, ishte e dashura prej 16 vitesh e shqiptarit Daniel Paskali.

Ajo u pa për herë të fundit më 15 nëntor, ndërkohë që mediat italiane raportojnë se kufoma e saj u dërgua në morgun e spitalit të Trevisos, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes

50-vjeçari shqiptar, Daniel Paskali i dha fund jetës në banesën e tij në 28 nëntor të këtij viti në Cornuda, disa ditë pasi kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com