Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte. Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim. Ai veçon skenën e Cleveland.
TCH: Si është të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta?
Marko Caka: Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland.
TCH: Si ka qenë puna me regjisorin Gray? Personalisht çfarë shije të ka lënë?
Marko Caka: Mua më ka lënë një shije shumë të mirë, shumë i thjeshtë. TË punosh me Gray është një kënaqësi shumë e madhe, sepse është një regjisor shumë i madh me tepër qartësi në punën e tij.
TCH: Ke ndonjë skenë të preferuar?
Marko Caka: Nuk e kisha besuar që ata do të vinin makinat më të shtrenjta, miliona dhe në 3 sete t’i kthenin edhe njëherë dhe t’i prishnin edhe njëherë makinat. S’më kishte shkuar në mendje që do të bënin diçka të llahtarshme Universal me grupin e tij.
TCH: Bëhet fjalë për një film aksion, ndërkohë që teknologjia ka evoluar në mënyrë ekstreme.
Marko Caka: Tek skenat e shpejtësisë në Cliverland, ku janë edhe përplasjet e mëdha, aty është përdorur një teknologji shumë e lartë. Një teknologji që Universal ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 850 milionë dollarë për ta ndërtuar këtë film.