Loading...

Si luftuan trimat e krahines se Dukatit kunder 2000 trupave te Ali Pashait ! Detaje nga beteja e qishes ne qafen e Llogorase

Duke qenë si gjithmonë krahina e Himarës dhe ajo e Dukatit të panënshtruara, të njëjtin qëndrim ata
mbajtën edhe ndaj Ali Pash Tepelenës. Në dokumentat e shumta që
ekzistojnë për këtë periudhë, theksohet se krahina që i kishte sjellë probleme
dhe i kishte rezistuar nënshtrimit ndaj tij, ishte ajo e Himarës, ku përfshihej
edhe treva Labëri (lugina e lumit të Vjosës). Prandaj në Dhjetor 1798, Ali
Pashai, ndërmori një fushatë nga deti kundër saj, duke zbarkuar në Lukovë
2000 trupa. Pas luftimesh të ashpra, krahina e Himarës kaloi nën
protektoratin e tij, kurse krahina e Dukatit rezistoi akoma. Por më 1806 Ali
Pashai nisi nga Kalaja e Porto Palermos një fuqi ushtarake, duke patur si
qëllim nënshtrimin edhe kësaj të fundit. Këto trupa pasi kaluan qafën e
Llogorasë, tek vendi i quajtur Qisha, u pritën me luftë nga trimat e krahinës. *
Sipas të dhënave në këtë përpjekie mbetën të vrarë:
– Anastas Dano Boçari Tragjas **
– Lab Muharremi Dukat
– Lame Borshi Radhimë
Shumë qartë kjo përpjekie del edhe nëpërmjet një kënge të hulumtuar në
Dukat:
O Çaço Dano këmisha,
kur u gremise te qisha.
U gremise e nuk u tunde,
majën e jataganit ngule,
pallën për tokë s’e vure …
Lëftove Çaço, lëftove,
siç të keshëm ashtu dolle.
Me Ali Pashan lëftove,
Por pas rebelimit të vitit 1811 të Krahinës së Akrokeraunit, Ali Pashai
përdori me të vërtetë dhunë brutale, duke djegur, vrarë, grabitur, plaçkitur
gjithçka në fshatrat tona, duke kaluar në jatagan krerët rebelë, ndërsa të tjerët
i internoi në Lubonjë. Ata, pra rebelët e krahinës së Dukatit, të kapur
tradhëtisht në mal të Tragjasit e të burgosur në Lubonjë, edhe pse jetën nuk e
kishin të sigurtë me një fije shprese betoheshin për riorganizim e hakmarrje.
Ja si ja merr këngës një ndër ta nga Tragjasi; këngë, e cila është kënduar
deri vonë në shek. XX edhe në Radhimë:
Lubonj’ na internuan,
na muarr malli, na muarr,
për Sirotic’ e Izvuar,
për të dy rrepet në krua…
Xhami’ shumë të paguam,
gratë me furka në duar,
vështronin malin kundruall,
q’e grisi pashai me pluar…
Po në dalçim dot pëllua,
dhe Duda d’e paguaj… *
TRAGJAS, 1811
Pas nënshtrimit të krahinës sonë ndaj Ali Pashait, ai uli një sërë taksash e
haraçe në krahasim me pushtuesit osmanë. Prandaj duke ju referuar fakteve
historike, pati shumë burra e trima nga krahina jonë që u vunë në shërbim të
tij; lidhur kjo edhe me faktin se ai donte të formonte një vilajet të pavarur
shqiptar. Nga ana tjetër, duke qenë se krahina jonë (e Dukatit) ishte akoma e
një pjesë e krishtere si dhe ata që kishin ndërruar fenë aspironin akoma fenë
origjinë (ortodokse), Ali Pashai u vuri si kusht që të shkonin në xhami’ dhe të
bëheshin synet, pra të ktheheshin në myslimanë të vërtetë, si vetë bindjet e
Pashait…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com