Emmanuel Eboue ka humbur gjithë pasurinë, si pasoj e kësaj, ka menduar edhe të vetëvritet.
Ish-mbrojtësi i Arsenal, Emmanuel Eboue, në një intervistë për “Sunday Mirror”, ka zbuluar se si ka qenë pranë vetëvrasjes pasi humbi gjithçka në jetën e tij.
34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë dikur fitonte miliona euro në Premierligë, por tani flenë në dyshemenë e shtëpisë së mikut të tij, duke larë rrobat me dorë dhe duke u fshehur nga përmbarues.
Gjatë një interviste me Sunday Mirror, Eboue, ka treguar se ka humbur gjyqin e divorcit dhe ish-gruaja Aurelie ka marrë gjithçka bashkë me tre fëmijët të cilët ka kohë pa i parë.
“Çdo ditë laj xhinset, rrobat, çdo gjë. Duart më janë bërë kallo. Sikur të kisha punuar në fermë”, u shpreh ai.
“Jam brenda në shtëpi, por jam i frikësuar. Pasi nuk e di se kur do të vijë policia. Ndonjëherë i them vetes ‘Emanuel, ke qenë shumë naiv… pse nuk mendove më parë për këto gjëra?’ Është e vështirë”, shtoi ai.
“Paratë që kam fituar, i kam dërguar te gruaja dhe fëmijët”.
“Në Turqi fitova 8 milionë euro. Shtatë milionë i dërgova në shtëpi. Çfarëdo që ajo më thotë të nënshkruaj, unë do tw nënshkruaja”.
“Ajo është gruaja ime. Problemi me FIFA ishte për shkak të njerëzve që më udhëzuan, që më jepnin këshilla. Njerëz që supozohet të kujdesen për ty. Por, për shkak të tyre u dënova nga FIFA”.
“E shoh Thierry Henryn ku ka arritur dhe jam i lumtur për të, në të njëjtën kohë më vjen turp për situatën time. Kur i shikoj shokët në TV me të cilët luaja, i them vetës ‘është dashur të jem atje’. Është e vështirë t’i shikojë ata”.
“Do të pranoja çfarëdo ndihme, ndoshta nga ish klubi, Arsenali. Kur kisha probleme me agjentin, ata më ndihmuan, kështu që edhe tani do të kisha punuar çfarëdo lloj gjëje nëse vendosin të më ndihmojnë”, theksoi mes tjerash Eboue.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA e ka dënuar yllin afrikan me 1 vit moslojë në të gjitha garat në futboll.
Kjo pasi që Eboue nuk i ka paguar borxhin agjentit të tij.
Madje Eboue nuk ka të drejt loje as pas një viti nëse ai nuk e paguan borxhin e grumbulluar për agjentin e tij.
Eboue ka luajtur shtatë vite tek Arsenal përpara se të kalonte te Galatasaray në 2011, kur për tri sezone, bëri 102 paraqitje dhe shënoi pesë gola.