Një adoleshente shtatzënë e cila ishte 6 muajshe shtatzënë është qëlluar për vdekje me plumba teksa po flinte në shtëpinë e saj.
Jasmine Vega është qëlluar në orën 04:30 këtë të shtunë në Tuscon të Amazonës.
Por, fatmirësisht foshnja e saj ka shpëtuar pasi ajo u dërgua në spital para se të jepte shpirt dhe mjekët kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën, i cili tani ndodhet nën kujdesin spitalor.
Nuk dihet enden nëse kjo vrasje ishte një sulm i rastësishëm dhe Jasmine ishte e shënjestruar prej kohësh.
Deri më tani askush nuk është arrestuar për këtë vrasje dhe autoritetet kanë lajmëruar se nuk kanë asnjë të dyshuar për momentin.
Në rrjetet sociale 19-vjeçare kishte ndarë me krenari fotografitë nga ekot me beben, i cili ka shpëtuar mrekullisht.