Loading...

Masakroi të atin me çekiç në kokë dhe e hodhi në liqen, si u “qepi” gojën familjarëve 28-vjeçari

Një ngjarje horror ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.

Selman Alija është 28-vjeçari i cili masakroi me çekiç në kokë babanë e tij 74-vjeçar Fejzi Aliaj dhe më pas e hodhi trupin në liqenin e Farkës.

I riu jetonte me të ëmën, babanë dhe vëllain në një banesë në Shkozë.

Sipas informacioneve paraprake, ai dhe i ati u përfshinë në një debat për motive të dobëta dhe të dy dolën nga banesa pas sherrit.

Ai e ka transportuar trupin e babait të tij me një makinë të tipit “Volkswagen’ dhe më pas e ka hedhur në liqen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga anëtarët e familjes për arsye ende të panjohura.

Bien dyshime se 28-vjeçari mund të ketë kërcënuar familjarët e tij për të heshtur në lidhje me krimin e kryer.

Ka qenë A. Aliaj, djali tjetër i viktimës, i cili ka denoncuar ngjarjen. Selman Aliaj, i cili njihet si person me probleme mendore e ka mohuar krimin në polici.

Në oborrin e banesës policia gjeti njolla gjaku të viktimës.

Polumbarët e RENEA-s e kanë nxjerrë mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 trupin e viktimës nga liqeni.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com