Pas përfundimit të seancës plenare të ditës së sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama tha se votat në Kuvend për ta miratuar nuk mungojnë, por se janë të duruar për të zgjedhur një President të paanshëm.
Rama tha qeveria i ka lënë të gjitha hapësirën e nevojshme Partisë Demokratike, por se këta të fundit nuk kanë paraqitur një kandidat.
“Sot ishte një tjetër shprehje, ne sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën brenda kornizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike të PD, dhe atyre që bashkë me të që janë , nuk paraqitën një kandidat se duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë me atë pjesë që na mungon në parlament një konsensus për një figurë presidenciale.
Unë jam i duruar se besoj te durimi kur është kufiri i durimit, përsa i përket Presidentin duam t’i kthejmë atij institucionin dinjitetin, figurë që të ngrihet mbi palët, dhe të ketë paanshmëri, dhe jo figurë të anshme si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një President i duhur e i pranuar nga sa më shumë. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë, si motiv për të qenë arrogant, por për të qenë të duruar,” tha Rama.