Sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela arrestimi i 10 deputetëve që fyen popullin shqiptar në Parlament është sfida e momentit për Kryeprokuroren.
“Testi është vetëm një në fillim: arrestimi i dhjetëshes së deputetëve që fyen popullin shqiptar në Parlament dhe kërkonin destabilizimin e Shqipërisë, për të “shpëtuar” gjënë e tyre të vjedhur”, shprehet Ngjela në një shkrim të tij.
Ja reagimi i plotë i Ngjelës:
A do ta çojnë deri në fund inisiativën për penalizimin tërësor të korrupsionit të lartë shqiptar dyshja: Marku – Xhafaj?
Ja kjo është pyetja që ngrihet sot dhe që mbështillet tërësisht brenda këtij momenti: cili është testi i forcës që duhet t’i provojë kohedp Prokurorja e Re dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj?
Testi është vetëm një në fillim: arrestimi i dhjetëshes së deputetëve që fyen popullin shqiptar në Parlament dhe kërkonin destabilizimin e Shqipërisë, për të “shpëtuar” gjënë e tyre të vjedhur.
Ja, këto ditë do ta shohim, veçse po e ndërmorën këta të dy këtë hap, duhet të pranojmë se treni i ndëshkimit të korrupsionit ka hyrë në shina reale.
Do kurajo që të jesh gjithmonë me shtetin. Krimi në këto çaste është trembur. Reformës në Drejtësi, dhjetë të korruptuar të dhunshëm, i dhanë shansin të provojë veten se do të triumfojë në Shqipëri.
Të shohim. Nëse janë me shqiptarët dhe për Reformën, Marku dhe Xhafaj, duhet ta tregojnë tani…
Që të dy janë të pavarur dhe gëzojnë përkrahjen e plotë të ndërkombëtarëve.