36-vjeçari Krenar Likskëndaj është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas ka kërcënuar me thikë kunatin dhe vjehrrin.
Pas një debati familjar, Likskëndaj ka dhunuar bashkëshorten e tij 28-vjeçaren me iniciale L.L dhe në debat kanë ndërhyrë babai dhe vëllai i tij.
Ngjarja që mund të kishte përfunduar në tragjedi, është parandaluar me autorin e kanosjes.
Motivet e nisjes së debatit nuk janë bërë me dije, por mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia parandalon një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në një ngjarje me pasoja të rënda.
Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij!
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ”10 Korriku”, në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm forcat e Policisë kanë parandaluar një konflikt familjar i cili mund të përshkallëzohej deri në pasoja të rënda për jetën.
Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.