Kapet e ndalohet një nga autorët e dy ngjarjeve të ndodhura disa ditë më parë në Orikum e Himarë !
Strukturat e Policisë së Komisariatit Vlorë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë në vijim të punës për kapjen/ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale dhe kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :
Gentjan Binishi, 34 vjeç, banues në Kuçovë,
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datat 13.12.2017 dhe 22.12.2017, pasi është bashkëautor në dy ngjarje të ndodhura dhe konkretisht:
》Në hyrje të Orikumit ku sëbashku me një tjetër bashkëautor plagosën me armë zjarri një 23-vjeçar.
》Në aksin rrugor Himarë-Palasë ku sëbashku me bashkëautorin tjetër dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.
Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e muncicionit”, si edhe ”Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim” të parashikuara nga neni 88, 278 dhe 110/2 e 25 të Kodit Penal.