Agjentët doganorë të Durrësit dhe Tiranës, janë bashkuar në një grevë, për të protestuar për arrestimin e 3 prej kolegëve të tyre.
“DurrësLajm” mëson se ata kanë bllokuar të gjitha praktikat doganore pas orës 14.30.
Kujtojmë se dy ditë më parë 18 doganierë e policë u arrestuan pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e 10.2 tonëve drogë që kaluan nga porti Durrësit në Itali. Ndërkohë dje në praga ra edhe një tjetër doganier, po për të njëjtën arsye, duke e çuar në 19 numrin e të arrestuarve.
Agjentët doganorë shprehen se 3 prej tyre janë arrestuar padrejtësisht, ndaj protestojnë për lirimin e tyre./portali DurresLajm/